fbpx

Ministrat e BE-së: Nevojitet zgjidhje politike për daljen nga kriza në Maqedoni

-

Ministrat e jashtëm evropian përfunduan diskutimin për Maqedoninë në të cilin është thënë se BE do të vazhdoj të ndjek situatën ndërsa është theksuar një mbështetje për përpjekjet e tre euro- deputetëve që e lehtësojnë procesin.
Ata janë pajtuar se nevojitet zgjidhje politike për krizën, konfirmuan për “Meta”, burime prezent në takim.
Maqedonia nuk është vendosur formalisht në rend dite dhe nuk do të ketë konkludime formale në këtë temë.
Më herët gjatë ditës, komisari për zgjerim, Johanes Han, porositi se BE duhet ta merr pjesën e vet të përgjegjësisë për gjendjen në të cilën gjendet Maqedonia, duke aluduar në mungesën e avancimit drejt BE-së për shkak të pengesës greke.
Para takimit ministri sllovak për punë të jashtme, Miroslav Lajçak deklaroi për gazetarët se është koha BE të involvohet në krizën e Maqedonisë.
“BE duhet të jetë e dukshme dhe të tregoj udhëheqësi” – tha i pyetur a është i shqetësuar për gjendjen në vend.
Ai shtoi se nuk duhet Maqedonia të lihet e vetme në këtë situatë.
Duke folur për perspektivën evropiane për Maqedoninë, Lajçak tha se vendi tanimë gjatë kohë nuk ka realizuar avancim drejt BE-së.
“Këtë herë s’jam i sigurt nëse rekomandimi për negociata me BE-në mund të përsëritet- tha ai.
Sot para takimit ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurc, dërgoi mesazh të ngjashëm.
“Ngjarjet e fundit në Maqedoni do të ketë ndikim ndaj procesit integrues në BE-tha ai në manifestimin e organizuar nga “Miqtë e Serbisë” në Bruksel.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.