fbpx

BE-ja kërkoi bashkëpunim me vendet arabe në luftën kundër terrorizmit

-

Bashkimi Evropian sot thirri në aleancë  me vendet arabe kundër terrorizmit, Shefja e politikës së jashtme të BE-së Federika Mogerini bëri thirrje për një aleancë të gjerë kundër terrorizmit, duke përfshirë edhe vendet myslimane me qëllim të përforcimit të këmbimit të informacioneve pas sulmeve terroriste në Francë dhe arrestimin  e terroristëve të dyshuar nëpër Evropë. Ministrat e Jashtëm të BE-së janë takuar për të diskutuar rreth kërcënimit terrorist pas sulmeve në disa shtete evropiane.. Mogherini tha se duhet të ketë më shumë bashkëpunim me vendet myslimane, duke shtuar se jo vetëm Parisi po ballafaqohet me kërcënimet terroriste, por edhe vende të tjera evropiane dhe jo evropiane.
“Duhet të forcojmë mënyrat tona fillimisht duke bashkëpunuar më shumë me vendet arabe dhe pastaj brenda nesh. Kemi nevojë për më shumë informacion dhe kjo vjen nga bashkëpunimi më i ngushtë me vendet myslimane”, tha Mogerini, duke shtuar se për këtë po diskutohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm. Deklarata dhe thirrja e Mogerinit u mbështet edhe nga Sekretari i Jashtëm Britanik Philip Hammond, i cili tha se vendet myslimane janë ato që kanë vuajtur barrën më të madhe të terrorizmit dhe ata do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të frontit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.