fbpx

BE-ja kërkon zgjidhje për emrin “pa prolongime

-

Retorika e Unionit Evropian në kontestin rreth emrit me Greqinë në çdo raport të radhës edhe më shumë po forcohet. Në çdo raport përmendet se Maqedonia duhet të kultvojë marrëdhënie të mira fqinjësore, të ndërmarrë hapa të vendosur që të gjejë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për kontestin me emrin, për çka shpesh përdoret fjala “pa prolongime”.

Në konkluzat e ministrave të punëve të jashtme të BE-së të cilat duhet të miratohen këto dutë në Bruksel thuhet se Maqedonia patjetër të gjejë “zgjidhje përfundimtare për kontestin me emrin pa hezitim dhe shtyerje”.

“Mbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke kyçur edhe bisedat për zgjidhjen e përbashkët të pranueshme për problemin me emrin, nën patronatin e Kombeve të Bashkuara mbetet e pashmangshme. Bisedat e pafundme për kontestin me emrin duhet të sjellin zgjidhjen përfundimtare pa prolongime. Detyrueshëm të ndërmerret aksion i vendosur”, thuhet në konkluzionet.

Në strategjinë për zgjerim të 2014-2015 thuhet se “Mbetet rëndësi jetike të ndërmerren hapa të vendosur drejt zgjidhjes së “çështjes së emrit” me Greqinë. Mossuksesi i palëve në këtë kontest të arrijnë kompromis, pas 19 vjetësh bisedime me ndërmjetësim të KB ka ndikim negativ të drejtpërdrejtë ndaj aspiratave evropiane të vendit. Nevojitet aksion i vendosur, si dhe përkrahje më aktive e liderëve të UE”.

Në versionin maqedonisht, për strategjinë për zgjerim nuk ekziston pjesa se “marrëdhëniet e mira fqinjësore për Maqedoninë janë me rëndësi thelbësore, duke kyçur edhe bisedimet për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët nën mbikëqyrjen OKB-së, e cila duhet të gjendet pa prolongime  të mëtejshme”, që në versionin anglisht të dokumentit ekziston.

Retorikë të këtillë të ngjashme ka edhe në raportin për zgjerim të 2013-2014, në të cilin thuhet se: “Komisioni, gjithashtu, nga 2009, preferon se duhet të fillohet faza e dyte e asociimit, më përputhje me Marrëveshjen për Stabilizim dhe asociim. Edhe në të dy rastet, nuk është sjellë vendim nga ana e Këshillit. Njëzet vite pas pranimit të vendit në Kombet e bashkuara duhet të gjendet zgjidhje për çështjen për emrin pa shtyerje të mëtejshme”.

Komesari i posaemëruar për negociata paraqasëse të Unionit Evropian (UE), Johanes Han, deklaroi se personalisht do të kujdeset rreth problemit për emrin që kanë Greqia dhe Maqedonia.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.