fbpx

BQE vazhdoi ndihmën financiare për Greqinë me kushte të vështira

-

Greqia mori dritë jeshile nga Banka qendrore evropiane për vazhdimin e ndihmës urgjente për likuiditet, por me çmim më të lartë. BQE vendosi të vazhdoj programin në kornizat e njëjta, por shkurtoi garancitë kolaterale që përdoren për likuiditet të bankave.

Si rezultat i kësaj, deficiti kreditor në bankën qendrore greke është rritur për afro 1 miliardë euro gjatë këtyre muajve të fundit. Nëse Greqia nuk arrin të kthej borxhet dhe të largohet nga eurozona, këto deficite nuk do të paguhen.

Financimi i ELA supozon se ekonomia greke është përkohësisht jo-likuide, por jo edhe e paaftë të paguajë borxhet. Ky supozim është qartazi i pavërtetë. Përkundër dhimbjes së madhe që Greqia ka përjetuar, një rënie prej 30 për qind e kërkesave agregate që nga kulmimi i fundi ciklik dhe rritja e papunësisë në më shumë se 25 për qind të fuqisë punëtore, ekonomia greke ende nuk është as afërisht konkurruese dhe e gatshme të shlyej borxhet e saj.

Njëra prej arsyeve është se korrupsioni ka mbetur në nivel të lartë, dhe kapacitetet administrative për të vënë taksa kanë mbetur mjerisht të kufizuara. Ndërkohë, që familjet greke me të ardhura të vogla kanë bartur barrën e kursimit. Me pak fjalë, rrëmuja po vazhdon.

Radhët para aparateve të bankës vazhdojnë, qytetarëve presin njëri pas tjetrit për 60 eurot e tyre në çdo kohë të ditës, pa marrë parasysh a është herët në mëngjes, pasdite apo gjatë natës së vonë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.