Është përcaktuar rendi alfabetik sipas të cilit do të mund merren subvencionet për duhan nga bankat F1 C 20:02, 19-04-2020

-

Banka Kombëtare e ka publikuar rendin alfabetik sipas të cili, nga java e ardhshme në sportelet e bankave, do të mund të merren paratë e subvencioneve të duhanit, ka informuar ministrja e financave Nina Angellovska dhe Trajan Dimkovski ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, raporton Meta.

Prodhuesit e duhanit të cilët kanë karta debitore do të mund tërheqin para nga ATM-të nga e hëna prej orës 16 deri në orën 23 dhe siç tha ministrja Angellovska, e të njëjtën e konfirmoi edhe Banka Popullore, lista e prodhuesve të duhanit të cilët kanë kartë debiti tashmë është dërguar në polici, kështu që personat të cilët do të pranojnë subvencionet për duhan nuk duhet të kenë frikë se do të ndëshkohen për shkelje të orës policore, nëse shkojnë në ndonjë ATM për të tërhequr para gjatë orës së zgjatur policore, që përfundon të martën në 5 të mëngjesit.

Banka Popullore vuri në dukje se prodhuesit e duhanit që nuk kanë kartela debiti, do të mund të tërheqin para nga sportelet e bankave ku kanë llogari, sipas orarit tjetër – në bazë të shkronjës së parë të mbiemrit.

– 21 prill (e martë) – A, B, V, G, D;

– 22 prill (e mërkurë) – Gj, Е, Zh, Z, X, И, Ј, К;

– 23 prill (e enjte) – LL, Lj, M, N, Nj, O, P; R;

– 24 prill (e Premte) – S, T, Q, U, F, H, C, Ç, J, Sh.

Degët e mëposhtme do të jenë të hapura, nga e marta deri të premten, me orar të zgjatur pune – nga 8 e mëngjesit deri në orën 17:00:

– NLB Bank: Prilep, Manastir, Radovish, Veles, Strumicë, Koçani, Kavadar and Negotinë;

– Stopanska Banka ShA Shkup: Prilep, Manastir, Radovish dhe Strumicë.

Në këto qytete ora policore, për përfituesit e subvencioneve, do të fillojë nga ora 18:00 e jo nga ora 16, si për të gjithë qytetarët e tjerë.

Në komunat tjera, degët dhe ekspoziturat e të gjitha bankave do të funksionojnë sipas orarit ekzistues të punës gjatë kësaj periudhe.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...