fbpx

Është herët të thuhet nëse gripi dhe moti i ftohtë do të vazhdojnë pushimin dimëror

-

Ende është shumë herët të mendohet për atë nëse pushimi dimëror për nxënësit, që zgjat deri më 18 janar do të vazhdohet për shkak të gjendjes së gripit, thonë jo- zyrtarisht nga Ministria e shkencës dhe arsimit (MASH).

Përgjigje zyrtare në pyetjen e “Meta” nëse shkaku i gripit po mendohet të vazhdohet pushimi dimëror, përgjigje ende nuk kemi.

Këtë masë për pengimin e përhapjes së gripit e kanë ndërmarrë disa shtete fqinje.

Ministria e shëndetësisë së Shqipërisë dje paralajmëroi se “po krijohen kushte të volitshme për përhapjen e gripit” dhe obligoi që tërë javën të mbyllen shkollat dhe çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme, edhe pse duhej të punojnë sot.

Komisioni për sëmundje infektive pranë Institutit të shëndetit publik të Maqedonisë në seancën e mbajturmë 27 dhjetor rekomandoi që të bëhet dezinfektim i plotë i të gjitha çerdhjeve dhe shkollat si dhe vazhdimisht të mbahet niveli i lartë i higjienës dhe më shpesh të ajrosen hapësirat.

Sipas të dhënave të ISHP, në javën e fundit të dhjetorit janë vërejtur 4195 raste të personave të prekur nga gripi ndërsa vitin e kaluar periudhën e njëjtë ky numër ka qenë 109, që do të thotë rritje prej 40 herë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.