fbpx

Mallkimi “erbas A320” mori 789 jetë

-

Aeroplanët “erbas A320”, në të cilat bëjnë pjesë modelet A318, A319, A320 dhe A321, që kur janë lëshuar në komunikacion prej prillit të vitit 1988 dhe deri më tani, kanë pasur 60 fatkeqësi, në të cilat kanë humbur jetën 789 persona. Prej numrit të përgjithshëm të fatkeqësive, 24 aeroplan janë shkatërruar në tërësi.

Aeroplani “A320” zyrtarisht është prezantuar në mars të vitit 1984, ndërsa fluturimin e parë e ka bërë në shkurt të vitit 1987. Udhëtimi me udhëtarë ka filluar 13 muaj më vonë.

Fatkeqësia e parë e modelit “A320”, si ky që sot u rrëzua në Alpet franceze, ka qenë më 26 qershor të vitit 1988, gjatë kohë së fluturimit demonstrues në aeroportin “Muljaus-Habshajm”. “A320-111”, aeroplani i vjetër vetëm disa muaj, u rrëzua në pyllin pas pistës për fluturim. Tre prej136 udhëtarëve vdiqën.

“A320” në vitin 2008 dy herë pësoi fatkeqësi ku humbën jetën ca udhëtarë. Fluturimi i transportuesit ajror “Taca” përfundoi me fatkeqësi gjatë aterrimit në San Salvador. Pesë persona humbën jetën në pistë dhe dy të tjerë në aeroplan. Ngjashëm ndodhi edhe me fluturimin eksperimental “Iks-El-Gjermania”, ku aeroplani u rrëzua në det afër bregut jugor në Francë. Me ç’rast jetën e humbën shtatë udhëtarë.

Modeli “A320” është i njohur edhe për fatkeqësinë në janar të vitit 2009, kur aeroplani i “Ju-Es-Ervejs” të fluturimit1549 për shkak të ndeshjes me një grumbull zogjsh dhe problemeve me motorin, detyrimisht ateroi në lumin Hadson në Nju Jork. Për fat të mirë, 155 udhëtarët  me kohë ishin evokuar prej aeroplanit gjysmë të fundosur. Kapiteni dhe bashkë piloti u shpallën heronj.

Fatkeqësia e fundit, para rrëzimit të “Gjermanvings”, ndodhi në dhjetor të vitit 2014, kur aeroplani i kompanisë indoneziane “Air Azia”, me fluturimin 8501, u rrëzua në detin Java. 162 udhëtarë vdiqën. Ende vijon hetimi për fatkeqësinë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.