fbpx

Ende vozitemi me mijëra kilometra rrugë lokale prej dheu dhe makadami (infografik)

-

Edhe në shekullin e 21, ekzistojnë qindra rrugë në vend prej dheu dhe makadami, nëpër të cilat qytetarët voziten. Asfalt, beton ose kub, si rrugë kanë vetëm 62.6% e rrugëve të Maqedonisë së Veriut. Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se në vitin 2018-të ka pasur 4.191 kilometra rrugë me truall dhe rrugë jo të prera, derisa 1.251 kilometra makadam, njofton Meta.  Bëhet fjalë për rrugë kryesisht lokale, të cilat çojnë deri në vendbanimet lokale nëpër komunat në vend. Edhe përskaj asaj që në për të kalojnë një numër i madh i veturave, në të dhënat statistikore ato zënë vend të rëndësishëm. Nga gjithsej 14.599 kilometra rrugë nëpër vend, madje 5.442 kilometra janë pa asfalt.

Se gjendja nëpër infrastrukturën rrugore nuk është e shkëlqyeshme në vendin tonë, nuk tregon vetëm lloji i rrugëve. Deri në fund të vitit 2018-të, vetëm 287 kilometra nga rrugën në vend kanë qenë të ndërtuara në nivel të autostradës. “Meta.mk” disa herë i ka publikuar të dhënat për dhjetë rrugët më të frekuentuara në vend, të cilat tregojnë se tre prej seksioneve në të cilat ka pasur më së shumti komunikacion në vitin 2017-të, nuk janë zgjeruar në profil autostrade.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.