Testimi ekstern dhe greva zhvillohen pjesërisht

-

Testimi ekstern i gjen të ndara shkollat e mesme. Në Qytetin e Shkupit grupet e para i janë nënshtruar testimit, ndërsa gjatë ditëve në vijim do t’i nënshtrohen edhe grupet e mbetura. Drejtorët e shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit theksuan se nuk ka pasur pengesa dhe se testimi është zhvilluar sipas dinamikës së parashikuar.

“Gjithë nxënësit janë prezent në testim. Nuk kemi probleme teknike dhe gjithçka shkon në rregull. Gjithsej 600 maturantë do t’i nënshtrohen provimit ekstern gjatë 4 ditëve në vazhdim”,
tha Faruk Zeqiri, Drejtor i ShMQSH “Zef Lush Marku”.

“Nuk kemi pasur ndonjë paralajmërim për mospjesëmarrje ose mosardhje të nxënësve në testim. Deri tani gjithçka është në rregull. Nuk ka mungesë grupore të nxënësve, si pasojë e ndonjë paralajmërimi të grevës apo diçka tjetër”, u shpreh Shaip Zeneli, Drejtor i ShMQSH “Cvetan Dimov”.

Nga Ministria Arsimit konfirmuan mbajtjen e testimit, por pa informata shtesë se në cilat shkolla dhe komuna, është bojkotuar testimi ekstern.

“Procesi ka përfunduar plotësisht dhe me sukses në Shkollat e Mesme në Makedonski Brod, Bogdancë, Vallandovë, Berovë, Vinicë, Dellçevë, Kavadarë, Probishtip, Radovish, Resnjë, Demir Hisar, Mavrovë-Rostushë dhe Likovë, ndërsa në fazën e finalizimit të procesit janë shkollat në Shtip, Sveti Nikolë, Vrapçisht, Gjevgjeli, Negotinë, Prilep, Ohër, Koçanë, Ilinden, Strugë. Manastir, Krushevë, Kratovë, Makedonska Kamenica dhe Kriva Pallankë. Gjithashtu, procesi ka nisur me sukses dhe është në fazën përfundimtare në të gjitha shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit. Procesi pjesërisht realizohet edhe në shkollat e mesme të komunës së Kumanovës, Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës”, theksuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga Sindikata e Arsimit njoftuan se testimi nuk është mbajtur në asnjë prej shkollave që janë në grevë. Kreu i saj Jakim Nedellkov theksoi se testimi është mbajtur vetëm në ato shkolla ku ministria e arsimit dhe Qendra Shtetërore për testim, i kishin zëvendësuar testatorët.

“Në Çair të Shkupit është mbajtur testimi, pasi janë sjellë testues zëvendësues. Në Gostivar janë testuar pjesërisht, në Tetovë gjimnazi dhe mjekësia nuk janë testuar, ndërsa shkolla e ekonomisë dhe e bujqësisë pjesërisht, në Manastir në një shkollë nuk është testuar askush, në Kumanovë gjithashtu shumë pak janë testuar, në Kërçovë në një shkollë janë testuar ndërsa në tjetrën jo, në Strugë në dy shkolla kishte testim, në njërën jo, në Dibër nuk kishte e kështu me radhë. Të dhëna të sakta nuk kemi, por jemi të sigurt se në çdo shkollë ku gjenden anëtarët tanë që mbajnë grevë, nuk ka pasur testim ose ka pasur testim të pjesshëm”, deklaroi Jakim Nedellkov, Kryetar i SAShK-ut.

Greva në arsim, sipas SASHK-ut vazhdon. Pavarësisht kthimit të pjesshëm dhe me detyrim nxënësish apo zëvendësim testuesish,nga kjo sindikatë thonë se nuk do të tërhiqen nga greva e filluar prej 6 ditësh, deri në plotësimin e kërkesave të saj.

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...