Testimi ekstern: Lindja u testua komplet, perëndimi pjesërisht bojkotojë

-

Greva e përgjithshme e punëdhënësve të arsimit, vazhdon kurse anëtarët e SAShK-ut nuk marrin pjesë në testimin ekstern, thotë Jakim Nedelkov, kryetar o SAShK-iut.

Grevë ka në të gjithë Maqedoninë. Ne shkojmë në punë, por nuk kryejmë obligimet e punës. Kolegët e SAShK-ut janë në grevë dhe ata në analogji me këtë, nuk do të marrin pjesë në testimin ekstern. Dihet cilat janë kompetencat e testimit ekstern, dihet se kush i zbaton. Në këto shkolla ku po zhvillohet greva, nuk ka testim ekstern, diku ka diku s’ka, atje ku qohen arsimtarët zëvendësues  nga disa shkolla të tjera ose nga vetë shkolla, nëse ka anëtarë të cilët nuk bëjnë grevë edhe ata e zbatojnë ekstern. Laramani në të gjithë vendin- thotë Nedelkov.

Me qindra shkolla të mesme të cilat mësimin  ndjekin në gjuhën shqipe, sot marshuan në protestë paqësore, kundër testimit ekestern në sheshin e Tetovës. Protestën e organizuan nxënësit e shkollës së mesme.  Testimi  ekstern është i dëmshëm si për profesorët ashtu edhe për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit, thonë pjesëmarrësit e protestës, informoi  “Telma”. Testimi ekstern për shkak të grevës së SAShK-ut, nuk po zhvillohet tek nxënësit  e shkollave me mësim në gjuhën shqipe. Testimi ekstern krejtësisht u realizua vetëm në shkollën  e mesme dhe atë të bujqësisë në Tetovë.

Në Maqedoninë Lindore, pa përjashtim, testimi ekstern në shkollat fillore dhe në shkollat e mesme në të normalisht realizohet në të gjitha 11 komunat. Mësimdhënësit dhe profesorët mësimin  mbajnë në rregull dhe nuk janë të përfshirë në garë. Vetëm gjashtë persona nga drejtoria rajonale e SAShK-ut, nuk mbajnë mësim. Ata janë grevistët e vetëm në Maqedoninë Lindore. Për ta shkollat kanë siguruar arsimtarë zëvendësues.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...