fbpx

 “Ekonomist” : Renditja e “Doing Business” është joreale dhe jo e plotë!

-

Svetska banka grafikon
Grafikoni thekson kontroverzën sipas cilës një sërë shtete të varfra janë në krye të listës

Javorja ndërkombëtare “Ekonomist” me seli në Londër, me tirazh javor prej 1,5 milion ekzemplarëve në shtatë kontinente, publikoj vërejtje serioze në raport me renditjen e vendeve në raportin “Doing Business” në Bankën botërore, duke shprehur shqetësim për disa mungesa të caktuara.

Përndryshe, një numër i madh i vendeve që gjenden në pjesën e sipërme të renditjes, kanë rritje të mëdha në listën e “Doing Business”, në fakt janë të varfra.

Që të kenë vend më të volitshëm në listë, këto shtete janë të prira ndaj investimeve apo ndihmës direkte të huaj, që nëse bëhet synim i politikës së ndonjë qeveria, nuk është mënyrë e sigurt për menaxhimin e ekonomisë nacionale.

Më pas, siç shkruan “Ekonomist” nuk merren parasysh elemente të rëndësishme të klimës së biznesit, siç janë siguria, korrupsioni, madhësia e tregut, stabiliteti financiar, infrastruktura etj.

Maqedonia sipas “Doing Business” është ndër vendet me pozitë më të lartë në lehtësinë e menaxhimit të biznesit, duke përmirësuar pozitën prej vendit 31 vitin e kaluar (sipas metodologjisë së re) në vendin e 30 në raportin e fundit, i publikuar më 29 tetor 2014.

“Treguesit për matje” për këtë listë janë thuajse jo të plota. Dobësia e raportit sipas “Ekonomist” shihet në atë se në të nuk janë anketuar biznesmenët. Vendet e varfra kanë tendencë të kenë më shumë rregulla, por pengesë është se një pjesë e madhe e tyre nuk mund të zbatohen. Ndërsa pikërisht miratimi i rregullativave dhe ligjeve në përputhje me ato evropiane, janë kriteri kryesor sipas të cilit “Doing Business” i renditin shtetet.

“Kur rregullat rigoroze zbatohen nga shteti i dobët, kompanive do të gjejnë mënyrë si të largohen nga linja e kuqe” vlerëson “Ekonomist”.

Pengesa mes renditjes në listën e “Doing Business” dhe të ardhurave mesatare është shumë e madhe, siç ndodh në Maqedoni apo p.sh në Ruandë.

Ruanda është e renditur dhjetë pozita më lartë se Italia edhe pse është prej vendeve më të varfra në botë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.