fbpx

Ekologët për Planin për ajër të pastër: Shumë “do të”, ndërsa realizimi i dobët

-

Nga Programi i këtij viti për reduktimin e ndotjes së ajrit, gjithçka mbetet në fjalët “do të”, thuhet në reagimin e Iniciativës O2 lidhur me intervistën e zëvendës-ministrit për mjedis jetësor Jani Makraduli për “Slloboden peçat”, në të cilën ai pretendon se eko-aktivistët i kishin kuptuar gabim të dhënat më të cilat ai një javë më parë doli në publik për të paraqitur atë që është realizuar nga programi qeveritar për përballje me ndotjen e ajrit të quajtur Planit për ajër të pastër dhe se nuk ka shkurtim të buxhetit për këtë qëllim siç pohojnë ata, njofton Meta.mk.

“Ndryshime në Programin për vitin 2019, një sërë aktivitetesh të paplotësuara, donacione të parealizuara nga konferenca e donatorëve, mungesa e ndalimit për përdorim të qymyrit, mungesë e ligjit për emetimet industriale, mungesa e kontrolleve të nevojshme të ndotësve, instrumente matëse të dëmtuara, mungesa e transportit publik që nuk do të ndotë, lagjet e egra dhe djegia e kabllove çdo ditë, djegia e mbeturinave kudo, në fusha, deponi të egra dhe qytete, etj. Sikur të ishte kjo një kompani private deri tani asaj do t’ia kishin shpjeguar shumë qartë se gjendja e tillë ishte një debakël i vërtetë për shkak të mos përmbushjes së obligimeve”, thonë nga Iniciativa O2.

“Nga Programi për reduktimin e ndotjes së ajrit me 2 milionë euro, për vitin 2019, ASGJË nuk është realizuar, ka  vetëm NJË kontratë për prokurim publik për të cilën ende nuk është nënshkruar kontrata, që kap shumën prej 439.000 euro për zëvendësimin e ngrohjes në ndërtesat publike. Për më tepër, fondet nga ky program janë ri dedikuar për gazifikimin e spitalit në Strumicë, që duhej të bëhej në mënyrë të pavarur. Për më tepër, me këmbëngulje po proklamohet një shifër prej 20 milion eurosh që institucionet tjera qeveritare i kanë caktuar gjithashtu për uljen e ndotjes së ajrit, por kur t’i pyetni për çka i kanë shpenzuar ato 20 milion euro, nuk ka përgjigje”, thuhet në reagimin e O2.

Sipas kësaj iniciative qytetare, vetë Makraduli e vërteton se ka ri-dedikim të fondeve për platformën e parregulluar në internet për të monitoruar zbatimin e Planit për ajër të pastër dhe fushatës për informim, por nuk tha se nuk është bërë asnjë plan për të zëvendësuar sistemet ekzistuese të ngrohjes jo-ekologjike në amvisëri dhe ndërtesa publike në qytetet më të ndotura.

Makraduli njoftoi se do të blihen invertorë, pompa ngrohjes, etj. për familjet dhe ndërtesat publike me vlerë prej 64 milion denarë në të gjitha komunat dhe deri më tani janë publikuar njoftuar 26.76 milionë denarë për prokurime publike për të ndryshuar mënyrën e ngrohjes në ndërtesat publike, me ç’rast nuk janë përfshirë Manastiri, Tetova, Kumanova, Kërçova, Strumica, Velesi, Gostivari, Aerodromi, Gazi Baba, Çairi, Shuto Orizari, Kisella Voda, që janë komunat më të ndotura, thonë nga O2 dhe konkludojnë – shihet qartë se ato kanë bërë ndryshime dhe kanë marrë vendime me shpejtësi, pa u mbështetur në analiza dhe plane reale.

Rreth mënyrës jo transparente të Qeverisë për t’u marrë me luftën kundër ndotjes së ajrit, në kuptimin që nuk është krijuar asnjë mjet për të mundësuar qytetarëve pasqyrë për të parë deri kua ka mbërri realizimi i Planit për ajër të pastër komentoi edhe krijuesi i aplikacionit AjriIM (Mojot Vozduh) eko-aktivisti Gorjan Jovanovski.

“Në Ditën e hapur të Qeverisë në janar Qeverisë ia paraqita një propozim për të zhvilluar një ueb platformë ku do të ketë mundësi që direkt të monitorohet se çfarë dhe si po bëhet në këtë temë, për transparencë dhe përgjegjësi më të madhe politike dhe ai projekt u pranua”, tha Jovanovski dhe shton se askush nuk e ka informuar përse projekti nuk po zbatohej.

“E shoh që paratë e dedikuara për këtë projekt janë ri-dedikuar për diçka tjetër. Krijimi i një platforme në internet për transparencë nuk kërkon shumë para, thotë autori i Ajri im, duke shtuar se çdo praktikant nga FINKI madje falas mund të krijojë një internet portal, ku do të mund të publikohen informacionet e nevojshme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.