fbpx

Edhe sot do të bllokohen kalimet në Bogorodic, Dojran dhe Mexhitlija

-

Bujqit grek edhe sot do të vazhdojnë me bllokimin e kufirit maqedonas- grek në tre pikat e kalimit Bogorodic, Dojran dhe Mexhitlija. Pika e kalimit Bogorodic sot është bllokuar prej orës 11 deri 13 dhe 17 deri 20, Dojrani do të bllokohet prej orës 9 deri 14 dhe 18 deri 20 sipas kohës tonë lokale ndërsa Mexhitlia do të ballafaqohet me bllokadë prej orës 11-13 dhe 18-20.

Bujqit paralajmërojnë se prej nesër ka mundësi të ketë interval të ri kohor kur do të bllokohen kalimet kufitare. Bogorodica dhe Dorjani bllokohen nga rreth 800 traktorë të bujqve grek.

Krahas kalimeve në Maqedoni, gjithashtu janë bllokuar kalimet kufitare me Bullgarinë, Shqipërinë dhe Turqinë ndërsa bllokada të shumtë ka nëpër Selanik.

Situata më e tendosur është në kalimin Tempi te Larisa që do të mbyllet 24 orë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.