fbpx

Njëri prej të arrestuarve në aksionin “Rrufeja” ka planifikuar sulme në Shkup

-

Njëri prej shtatë të arrestuarve në aksionin e sotëm policor me emrin “Rrufeja” sipas njohurive të MPB, përderisa ka pasur të shtëna në Lagjen e Trimave më 9 maj, ka planifikuar të mobilizoj ekip dhe të kryej sulme nëpër lokacione në Shkup, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Ivo Kotevski në konferencë shtypi.

Siç njoftoi Kotevski aksioni është zhvilluar në Otël, Brezë, Haraçinë dhe Mateç. Të dyshuarit sipas MPB-së ngarkohen me veprën ndihmë të terrorizmit.

MPB gjithashtu kreu bastisje në pesë lokacione në Otël, dy në fshatin Brezë dhe një në Mateç ku sipas Kotevskit janë gjetur harta të Shqipërisë së Madhe dhe uniforma të UÇK-së, korniza për plumba, harta, pistoletë, pushka gjuetie, detektor për hekur, plumba, pranga dhe fotografi të pjesëtarëve të UÇK-së.

Gjatë aksioni sipas Kotevskit nuk janë regjistruar incidenti. Ai shtoi se të gjithë të dyshuarit kanë qenë të njohur prej më herët për policinë ndërsa për disa është shqiptuar masa e dënimit me burg.

Të arrestuarit kanë pasur kontakte me grupin në Lagjen e Trimave, por nuk kanë marrë pjesë në sulmet por kanë ndihmuar si logjistikë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.