Fondacioni Metamorfozis dhe Instituti ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe nga Kaeni e organizojnë konferencën ndërkombëtare e-Shoqëri.mk në Shkup. Kjo është konferenca e 11-të me radhë e-Shoqëri.mk, ndërsa tema e konferencës së sivjetme është Liria dhe privatësia në internet”.

Ambasadorja e Francës në vend, Lorens Oer thotë se interneti është mënyrë e re e dialogut dhe informimit, por se paraqet rrezik kur dikush e shfrytëzon si vegël diskutimi.

“Jemi dëshmitar se është bashkuar virtualja me realen. Mediumet janë vektori i parë për informimin e qytetarëve ndërsa në këto gjashtë muaj deri në zgjedhje ato duhet të tentojnë të informojnë në mënyrë reale dhe objektive” thotë Oer.

Zv/kryeministri për integrime Fatmir Besimi tha se bota para dhe pas internetit nuk është i njëjtë dhe ai mundëson të drejtën e fjalës të jetë më e lirë ndërsa rrjetat sociale ndikojnë ndaj proceseve demokratike.

Interneti ofron dhe kontribuon për lirinë e shprehjes dhe paraqet burim për informacione. Për këtë është e rëndësishme të jetë e mbrojtur, vlerëson Zhonas Bosha, drejtori i Institutit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqes.

Drejtori i Fondacionit “Metamorfozis” Bardhyl Jashari thotë se është kyçe të gjendet baraspeshë mes lirisë së shprehjes dhe të drejtës për privatësi.

“Interneti duhet të jetë i lirë ndërsa qytetarët e Maqedonisë të shprehen të lirë. Në emër të sigurisë, drejtpërdrejt cenohet liria e të shprehurit dhe liria e internetit. Duhet të gjejmë mënyra si interneti të jetë i lirë ndërsa e drejta e privatësisë të qytetarëve të sigurohet. Interneti duhet të jetë e lirë nga fjalori i urrejtjes” shton Jashari.