Janë ngritur dy kallëzime penale kundër dy prokurorëve nga ekipi i prokurores speciale publike Katica Janeva. Kallëzimet, siç njoftojnë nga Prokuroria publike për “Meta” janë ngritur nga persona të ndryshëm fizik ndërsa kanë të bëjnë me veprën e njëjtë penale, keqtrajtim në kryerjen e shërbimit.
Këtë fundjavë Prokuroria publike konfirmoi se është ngritur kallëzim penal kundër tre prokurorëve nga Prokuroria speciale publike (PSP) për keqtrajtim gjatë kryerjes së shërbimit dhe një kundër punonjësit në MPB për ndikim joligjor.