fbpx

BDI: Po shqyrtojmë të gjitha opsionet rreth zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos

-

Sot në Ambasadën Amerikane në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka realizuar takim pune me u.d. ambasadorin e SHBA në Maqedoni, Bart Putni.

Ahmeti dhe Putni diskutuan rreth çështjeve të hapura nga Marrëveshja e Përzhinos, negociatave të grupeve të punës, si dhe për hapat që BDI planifikon ti ndërmerr varësisht nga progresi i zbatimit të marrëveshjes.

Ahmeti theksoi që për BDI-në është shumë me rëndësi që Marrëveshja e Përzhinos të zbatohet në tërësi dhe pa asnjë vonesë të mëtejmë duhet të kompletohet ekipi i Prokurores Speciale dhe të dorëzohen ligjet e mbetura në Parlament.

Sipas tij, dy partitë maqedonase  duhet të kuptojnë se marrëveshja duhet të përmbyllet menjëherë dhe se çdo prolongim shkon në dëm të vendit dhe të qytetarëve.

“BDI, duke qenë pjesë e të gjitha zhvillimeve në lidhje me Marrëveshjen e Përzhinos, merr në konsideratë dhe shqyrton të gjitha opsionet e mundshme për të tejkaluar këtë krizë të rëndë. Njëkohësisht, e ardhmja Euroatlantike po mbahet peng nga mosgatishmëria për kompromis dhe kjo do të ndikojë shumë edhe në marrëdhëniet ndëretnike dhe situatën e përgjithshme në vend”, thuhet në kumtesën e lëshuar për media nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.