fbpx

BDI kërkon të tërhiqen ndryshimet e logjit për pasaportatat

-

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pasaporta të shtetasve të Republikës së Maqedonisë, sot u dhanë në lexim të mëtejshëm nga Komisioni amë për sistem  politik dhe marrëdhënie midis bashkësive. BDI-ja kërkon që ligji të tërhiqet dhe njësoj si për ndryshimet e ligjit për letërnjoftim dhe lejëqëndrim votoi kundër.

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pasaporta të shtetasve të Republikës së Maqedonisë parashikohet, midis të tjerave, si edhe në ndryshimet e Ligjit për  të dhëna personale, pasaportat të jepen jashtë mjediseve zyrtare të MPB-së. Ministrja e Punëve të Brendshme duhet që të sjellë vendim  për çmimin e shërbimit për prashtrimin e kërkesës për lëshimin, përpunimin dhe marrjen e pasaportës jashtë  mjediseve të MPB-së.  Gjatë zbatimit praktik  të ligjit  janë konfirmuar nevoja për mundësimin e qytetarëve që kërkesën ta parashtrojnë në njësinë kompetente të MPB-së, sipas vendit të qëndrimit të qytetarëve.

“Kemi dallime të mëdha konceptuale. Ky ligj i përmban të njëjtat nene si dhe ligjet për letërnjoftim dhe për lejëqëndrim. Nuk ka nevojë në këtë moment për një propozim-ligj të tillë i cili krijon parakusht për keqpërdorim. Nuk kontribuojmë që qytetarët të kthejnë besimin në institucione”, deklaroi Aliti.

Për ndryshimet në Ligj nuk votoi as Roza Topuzovska Karevska, e cila konsideron se ligji duhet që të ketë ndryshime ose të tërhiqet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.