fbpx

Shteti do të “imponojë” socializm, prindërit dhe arsimtarët do të fishkëllejnë

-

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dje informoi se gjatë realizimit të projektit “Kujdesi i përbashkët për orientimin e duhur të nxënësve”, e cila ka për qëllim të përforcojë lidhjet ndërmjet prindërve dhe nxënësve, nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta në shkollë, siç janë organizimi i aktiviteteve kulturore, sportive dhe edukative.

Kjo risi menjëherë shkaktoi reagime në opinion, para se gjithash nga arsimtarët dhe prindërit. Ata janë të papërgatitur nga kjo risi dhe thonë se ky është vetëm edhe një projekt i  kërkon angazhim plotësues edhe atë në kohën e lirë.

Në rregull është të mendohet në këtë lidhje, por mendoj se kjo disi erdhi papritur. Këtë vit kishim shumë ndryshime, nga Programi i Kembrixhit dhe deri te ky projekt, a askush nuk ka pyetur prindërit, as arsimtarët. Kjo ndoshta është ide e mirë, mirë duhet që të zbatohet me faza dhe për të njëjtën të ketë debat publik. Çështjet e këtilla nuk zgjidhen vetëm me një shkresë deri tek Ministria e Arsimit- thotë një nga prindërit të nxënësit nga shkolla fillore “11 Tetori” nga Shkupi.

Nga kjo risi të habitur janë edhe arsimtarët, të cilët thonë se akoma nuk kanë shqyrtuar propozimin dhe nuk mund të komentojnë edhe pse theksojnë dilemën, për atë se si do të mund të ketë mësim plotësuese kur në disa nga shkollat e Kërçovës, Strugës dhe Ohrit, për shkak të mungesës së ngrohjes, nuk mund të mbahet as mësimi i rregullt. Ky projekt

Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës interesat më të mëdha të fëmijëve janë prioritet dhe pikërisht për këtë,  ky projekt, që si praktikë ekziston dhe zbatohet dhe jep rezultate shumë pozitive në shumë nga vendet me sisteme shumë të zhvilluara arsimore, të implentohen edhe në vendin tonë- informojnë nga MASh-i

Sociologët, gjithashtu nuk e dinë për çfarë projekti bëhet fjalë, përveç kësaj atë që kanë parë dhe lexuar në mediume.

Sipas sociologes Aneta Kuzevska Pop- Ilioska, kjo është temë shumë serioze, për të cilën ka se ç’të thuhet. ajo thotë se arsimi është proces kompleks serioz shoqëror, dhe në lidhje të ngushtë me edukimin dhe socializmin dhe nëpërmjet të cilit formohet personaliteti i fëmijës në rrethin ku jeton.

Kur shkollat, familjet dhe rrethi shoqëror bashkë duhet të punojnë në përkrahjen dhe mësimin, atëherë nxënësit do të  kenë rezultate më të mira në shkollë, do të mbesin më gjatë dhe më shumë do ta duan shkollën-  thuhet në  përfundimin e raportit të Laboratorit Jugperëndimor për Zhvillimin të Arsimit (Southwest Educational Development Laboratory – 2002), theksojnë nga Asociacioni Kombëtar i Edukimit – AKE(The National Education Association –NEA) në ShBA. Projekti “Kujdesi i përbashkët për orientim të drejtë të nxënësve” nënkupton se raporti i lartëpërmendur ka këtë qëllim, thotë Pop- Ilioska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.