fbpx

Në Strugë u dhurua pajisje mjekësore

-

Struga është njëri nga pesë qytetet e Maqedonisë me donacion nga pajisjet e sofistikuara mjekësore, të dedikuar për Entet shëndetësore të fëmijëve. Aparatet janë dedikuar për Spitalin e përgjithshëm në Strugë, që është përparësi shtesë për më të rinjtë sepse që nga tani nuk detyrohen të udhëtojnë për në Shkup, si gjer më tani, për ta kryer kontrollimin përkatës.

Banka ekonomike pajisjet i dhuroi në kuadër të shënimit të 70 vjetorit të ekzistimit, duke e manifestuar kësisoj përgjegjësinë e saj shoqërore.

-Në përditshmërinë dinamike, në të cilën përparësi kryesore e kompanive është arritja e qëllimeve të kuantifikuara, nuk guxojmë të harrojmë se misioni i kompanive nuk është vetëm rritja, suksesi dhe përfitimi, por edhe të jenë përgjegjës ndaj shoqërisë dhe t’ia kthejnë asaj për arritjet sidomos përmes përkrahjes së bashkëqytetarëve të cilëve më së shumti u duhet ndihma. Banka ekonomike SHA-Shkup , mbetet lider jo vetëm në sektorin bankar, por edhe në përgjegjësinë shoqërote, aktivitet me të cilin në veçanti krenohemi-thotë Diomidis Nikoletopulps, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv dhe kryetar i KD të Bankës Ekonomike.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.