Televizioni “Telma” publikoi filmin dokumentar “Kur sistemi shëndetësorë vret fëmijë” për Tamarën e vogël nga Velesi, e cila kishte deformitet serioze në kurriz dhe ndërroi jetlë duke pritur miratim për operacionin e shtatë. Filmi dokumentar i gazetarët Biljana Nikolovska, e cila zbardhi rastin e Tamarës, në tërësi shpjegon luftën e Tamarës me sëmundjen.
Për momentin filmi s’mund të shihet dhe të gjendet në faqen e internetit në “Telma” dhe i njëjti me siguri do të publikohet pas reprizës.
Autorja Nikolovska thotë se çdo gjë që ka pasur të thotë e ka bërë përmes filmit, por se do të ishte e lumtur nëse kjo është shtytje që të ndryshojë diçka në sitemin shëndetësor.
Në ndërkohë, siç thonë nga “Telma” filmi është publikuar pa autorizim në një kanal në Youtube ndërsa ka vijuar procedurë që i njëjti të largohet.
Në ndërkohë, dy muaj e gjysmë prindërit e Tamarës pritnin të përfundojnë procedurat rreth dërgimit të saj për operacion jashtë vendit. Më pas, Fondi i shëndetësisë priste dokument zyrtar nga Klinika e ortopedisë dhe traumotologjisë gjegjësisht mendim konsiliar.
Prindërit vazhdimisht alarmonin se situata po përkeqësohet, se shtrembërimi për 1 vit është përkeqësuar, prej 40 në 80%, shtyp drejt zemrës dhe mushkërive të bardha si dhe shkakton komplikime shtesë.
Tamara ndërroi jetë më 9 shkurt ndërsa pas dy javëve pase ekspertizës së kryer, Instituti për mjekësi ligjore konfirmoi se shkak për vdekjen e saj është bronkopneumonia.
Më 24 shkurt, 15 ditë pas vdekjes së Tamarës, dorëheqje nga postet e tyre dorëzuan drejtorët e Fondit të shëndetësisë, Maja Parnaxhieva-Zmejkova dhe Xhemali Mehazi.
Edhe pse qindra qytetar së bashku me prindërit e Tamarës, disa herë protestonin para Ministrisë së shëndetësisë dhe në Veles duke kërkuar dorëheqje nga ministri Todorov, ai deklaroi se është I dëshpëruar, por se nuk ndjen përgjegjësi për vdekjen e Tamarës.
Për kurimin e Tamarës së vogël nevojiteshin 30.000 euro për operacionin e shtatë me radhë. “Meta” publikoi tekst se me paratë e karuselit që kushton 15,5 milion euro mund të shpëtohen 516 fëmijë si Tamara.