fbpx

Përderisa Gruevski dhe Zaev negociojnë, marrëveshja e 2 qershorit ngadalë po realizohet!

-

Duket se, marrëveshja e 2 qershorit, ngadalë, por sigurt po zbatohet në praktikë.

Këtë e tregojnë reagimet e fundit të pushtetit dhe opozitës, që me siguri duan të jenë bashkëpunues përderisa zgjatin bisedimet dhe të japin përshtypje pozitive para vëzhguesve të jashtëm. E që zgjidhja është afërt, konfirmojnë edhet dhënat e mediumeve, sipas të cilave, pengesat më të mëdha janë tejkaluar dhe pritet vetëm zyrtarizimi i dokumentit.

Shpresë se diçka po lëviz në drejtim pozitiv është edhe deklarata e djeshme e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili tha se deri të premten e gjithë kjo duhet të merr epilog. Ai mohoi të ketë pasur takime sekrete mes dy partive.

Është arritur zgjidhje apo është në fazë për zgjidhje:

  • Në pyetjen e gazetarëve, dje në konferencë shtypi, Zaev theksoi se komisioni parlamentar do t’i hap rastet dhe debatin për ngjarjet me përgjimet. Kjo gjithashtu mund të thotë se është për t’u besuar që LSDM, pas zyrtarizimit të marrëveshjes, të kthehet në Kuvendin e Maqedonisë;
  • LSDM nuk do të publikoj asnjë “bombë”. Është plotësuar edhe pika ku thotë “me efekt të afërt nuk do të ketë publikim të mëtutjeshëm të çfarëdo materiali të përgjuar”.
  • Dje ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Ivo Ivanovski deklaroi se Qeveria vendos moratorium për kontributet komerciale të televizioneve nacionale;
  • Si do të duket qeveria e cila do t’i organizoj zgjedhjet. Të dyja partitë kanë informacione për zgjidhjen e shpejtë të kësaj pike;
  • Pushteti ditët e fundit, duket se po e plotëson pikën e fundit, sipas të cilës, marrëveshja do t’i përfshijë reformat që duhet të merren në fushën e kapitujve 23-24, mes të cilave edhe liria e mediumeve.

Sipas marrëveshjes së 2 qershorit, gjatë periudhës së tranzicionit duhej të zgjidhet:

  • Deri më 10 qershor, partitë të merren vesh për organizimin konkret të qeverisë e cila do t’i organizoj zgjedhjet;
  • LSDM të kthehet në Kuvend dhe të udhëheq me komisioni anketues parlamentar për skandalin e përgjimeve. Komisionet për zbulimin dhe intervenimin në komunikime, gjithashtu të jenë të udhëhequr nga LSDM dhe të fillojnë me punë, duke i verifikuar mossukseset në vëzhgim dhe funksionimin e shërbimit shtetëror të inteligjencës;
  • Raporti i parë i këtyre komisioneve të jetë gati në nëntor të vitit 2015;
  • Me efekt të afërt nuk do të ketë publikim të mëtutjeshëm të çfarëdo materiali të përgjuar. Pas kthimit të LSDM-së në Kuvend, të gjitha materialet që i posedon LSDM apo dikush tjetër, do të dorëzohen në Prokurorinë publike për procedurë urgjente;
  • Kah mesi i qershorit dhe fundi të gushtit, BE të lehtësojë dialogun ndër- partiak për arritjen e marrëveshjes për reformat strukturale;
  • Kjo marrëveshje t’i përfshin reformat që duhet të ndërmerren në fushën e kapitujve 23-24, funksionim të pavarur të organeve kompetente shtetërore, marrëveshje më të madhe të mediumeve dhe përputhje të plotë me mendime dhe rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.