Dje MPB ka lëshuar gjithsej 1794 vërtetime për refugjatët. Prej tyre sipas MPB-së numri më i madh është nga Afganistani (958), Siri (524) dhe Irak (312).

Javën e kaluar Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Sllovenia mbyllën kufijtë për emigrantët ekonomik dhe do t’i lëshojnë vetëm ato refugjatët në vendet e të cilëve ka luftë apo Siria, Afganistani dhe Iraku.

Nga 19 qershori kur edhe filloi të bëhet regjistrimi i refugjatëve, përfshirë edhe ditën e djeshme, sipas MPB-së në vend kanë kaluar gjithsej 279 914.

Sipas certifikatave, me numër më të madh janë shtetasit e Sirisë me (168.996), Afganistani me (64.806), Iraku (24.679), Irani (6.231), Pakistani (5.416), Palestina (2.158), Somalia (1.276), Bangladeshi (1.253), Maroku (1.311), Kongo (514), Libani (434), Algjeria (453), Nigeria (277) dhe shtete tjera me më pak shtetas.

Nga MPB njoftojnë se dje deri në Sektorin për azil janë dorëzuar katër kërkesa të reja për azil në vend, me çka numri i përgjithshëm i atyre që kanë kërkuar azil në vend është 80.