fbpx

Dita ndërkombëtare e mjedisit jetësor: Aksioni “Për natyrën” dhe mbrojtje e biodiversitetit

-

Ndryshimet klimatike janë duke e shkatërruar planetin Tokë me ritëm galopant, mirëpo edhe aktivitetet njerëzore të cilat më tepër i nxisin nga që i ngadalësojnë, janë shkaktarët kryesorë për katastrofën ekologjike që i ndodh Liqenit të Prespës. Tërheqja e ujit dhe rrezikimi i mbijetesës së botës së gjallë në liqen janë vetëm një ndër problemet me të cilat ballafaqohemi në vend.

Çrregullimi i biodiversitetit dhe nevoja për të rrumbullakuar përfundimisht Listat e Kuqe për të gjitha speciet, trajtimi i ujërave, ndotja e tokës dhe ajrit, selektimi i hedhurinave dhe braktisja e energjisë së papastër prej derivateve nga fosilet, janë gjithashtu çështje të cilat do të mbeten prioritete tona për një kohë të gjatë, shkruan Meta.

Sot është Dita ndërkombëtare e mjedisit jetësor, që këtë vit është me moton “Për natyrën” me theks në biodiversitetin, publiku i vendit gjithnjë e më shpesh pritet të përgjigjet ndaj çështjeve ekologjike dhe nismat për zgjidhje të problemeve ekologjike. Koha për të ndërmarrë aksion për natyrën, nuk ka qenë kurrë më thelbësore se në kohën kur po përballemi me pandeminë e Kovid 19. Shembulli me Liqenin e Prespës, që është monument i natyrës dhe së bashku me rezervatin natyror “Ezerani”, habitat i shumë specieve specifike, është vetëm një pikë në oqeanin e problemeve ekologjike të vendit.

Zvogëlimi kronik i nivelit të liqenit është më i komplikuar dhe është rezultat i më shumë faktorëve, me atë që njeriu mbase e ka përgjegjësinë më të madhe, vlerëson ekologu Dragan Arsovski nga Shoqëria ekologjike e Maqedonisë. E kemi të njohur sasinë e ujit që futet në liqen dhe ajo që derdhet nga ai nëpërmjet Galiçicës poroze dhe sasinë që nxirret nga liqeni. Sipas planit të fundit për menaxhim për Liqenin e Prespës, ekzistojnë mijëra puse të cilat e marrin ujin nëntokësor, ndërsa nuk janë regjistruar. Rëndësia e ujit nëntokësor është shumë e madhe, për shkak se ka rol të pufer sistemit në rast të thatësisë dhe duhet ta mban nivelin e ujit edhe në mungesë të reshjeve.

“Nëse ujërat nëntokësore i shfrytëzojmë për nevojat tona, nuk do jenë këtu për liqenin. Përveç kësaj, njeriu në mënyrë aktive i than dhe i transformon në sipërfaqe të përpunueshme habitatet e njoma rreth liqenit, shpesh të quajtura moçale. Këto habitate krahas asaj që mirëmbajnë pjesë më të madhe të biodiversitetit, njëkohësisht janë edhe filtra të gjithë ujit që derdhet në basenin e liqenit dhe përfundon në rezervat nëntokësore”, thotë Arsovski.

Liqeni i Prespës edhe në të kaluarën ka kaluar nëpër periudha të nivelit të zvogëluar të ujit, kurse gjendja më kritike ka qenë në vitin 2008. Hulumtimet tregojnë që niveli i ujit ndryshon në nivel ekstrem gjatë historisë gjeologjike dhe ka qenë edhe më i ulët nga niveli i sotëm, kurse prej viteve të shtatëdhjeta është duke u zvogëluar në mënyrë kronike.

“Vjetrimi i natyrshëm i liqenit gjithsesi do të rezultonte me zhdukjen e tij, përkatësisht procesi i eutrofikimit do të kishte ndikuar që liqeni bëhet i cekët shumë gradualisht dhe do të shndërrohej në moçal dhe eventualisht në habitat tokësor. Kjo do të thotë që habitati aktual liqenor do të shndërrohet në lloj tjetër habitati – do të zhduken speciet që varen nga ujërat e hapura, mirëpo do të vinë specie që do t’i popullojnë kënetat, ndër të cilat ka edhe të rrezikuara. E keqe është që ne me aktivitetet tona konsiderueshëm e përshpejtojmë eutrofikimin dhe nuk lëmë kohë të përshtatshme për disa lloje të adaptohen ndaj ndryshimeve”, thotë Arsovski.

Domethënia për ruajtjen e shumëllojshmërisë së specieve dhe edukimi për vlerën e biodiversitetit këtë vit është në fokus të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të mjedisit jetësor nga ana e Ministrisë për Mjedis Jetësor. Nga aty thonë që viteve të fundit, Sektori për natyrë ka punuar në mënyrë intensive për Ligjin për mbrojtje të natyrës, Strategjinë Nacionale për mbrojtje të natyrës me Plan aksionar (2017-2027) dhe Strategjinë nacionale për shumëllojshmëri biologjike me Plan aksional (2018-2023), të cilat janë aktet themelore në suaza të të cilave janë trasuar drejtimet e mbrojtjes së biodiversitetit. Këtë vit punohet në drejtim të rritjes së përqindje së zonave të mbrojtura nga 9 përqindëshi i sotëm deri në 11,5 përqind në gjithë territorin e shtetit, si dhe për plotësim të Aiçi qëllimit global 11 të Konventës për mbrojtje të shumëllojshmërisë biologjike, të rritet sipërfaqja e zonave të mbrojtura deri në 15 përqind, të sigurohet lidhje e tyre funksionale me rrjet ekologjik dhe të vendoset menaxhim efektiv me zonat e mbrojtura në bashkëpunim me komunitetet lokale. Nga Ministria thonë që puna ka rezultuar me hartimin e studimeve për valorizim të vlerave natyrore të Malit Sharr, Maleve të Osogovës, Liqenit të Prespës, Vodnos dhe Parkut Nacional “Pelister”, ndërsa është duke u hartuar Studimi për Kalanë e Çenginos të Maleve të Malishevës dhe plotësim i studimit për Kënetën e Studençicës.

“Është hartuar Lista Nacionale e kuqe, me të dhëna nga vlerësimet e kryera dhe status konzervatoriumi për të gjithë 46 amfibë dhe zvarranikë në nivel nacional dhe për 14 bimët vaskulare, është përpiluar Dosje për nominim të lokalitetit Dllaboka Reka (Lumi i Thellë) në parkun “Mavrovë” në Listën Preliminare të UNESKO-s për pyjet e vjetra prej ahu dhe dosja është dërguar në Qendrën Botërore të UNESKO-s në Paris. Në bashkëpunim me sektorin joqeveritar është përpiluar propozim aplikim për nominim të Liqenit të Ohrit dhe të Kënetës së Studeniçicës në Listën e Konventës së Ramsarit dhe punojmë në mënyrë intensive për përgatitje të inventarit për identifikim të zonave të ardhshme potenciale Natura 2000. Këto ditë është miratuar grant IUCN për hartim të Studimit për valorizim dhe Draft-Planit për menaxhim me monumentin e natyrës së Liqenit të Ohrit, si dhe draft-planin për menaxhim me Parkun nacional të ardhshëm “Mali Sharr”, informojnë nga Ministria.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.