Ambasadorët e ShBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian shprehën ngushëllimet e tyre qytetarëve të Maqedonisë për vdekjen tragjike të policëve të cilët u vranë në Kumanovë dhe keqardhje për banorët e Kumanovës.
Pas takimit me kryeministrin Nikola Gruveski në një deklaratë të përbashkët thanë se do të ofrojnë ndihmën e tyre në cilën do formë të mundshme.
Në këtë ditë zie, në emër të ShBA-se, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, dhe Bashkimit Evropian, shprehim ngushëllimet tona deri tek kryeministri Gruevski si dhe qytetarët e Maqedonisë, për vdekjen tragjike të policëve të guximshëm, që u vranë dje brenda dhe në afërsi të Kumanovës. Ndajmë dhimbjen me banorët e Kumanovës të cilët u përfshinë në dhunë. Ofruam të ndihmojmë në çfarëdo mënyre. Gjatë kohë kemi përkrahur integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, dhe si miq kemi shprehur shqetësimet tona lidhur me krizën politike. Ia bëmë me dije kryeministrit se qeveria e tij nuk ka bërë hapa progresive kundrejt përllogaritjes së shumë pretendimeve për keq qeverisje. Ky mos veprim lë dyshime në përkushtimin e Maqedonisë për të respektuar parimet dhe vlerat demokratike të komunitetit Euro Atlantik. Dështimi i vazhdueshëm në dëshmimin e përkushtimit të saj me veprime konkrete, do ta pengojë progresim e Maqedonisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. I bëjmë thirrje qeverisë që të bëjë reforma në integritetin e sistemit elektoral, lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e shprehjes. Gjithashtu theksoj se në ditët në vijim planifikojmë të takohemi me z. Zaev dhe z. Ahmetin që t’i ndajmë mesazhe të ngjashme- tha ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli pas takimit me Nikolla Gruevskin.