Është arritur marrëveshje për kodin zgjedhor. Kishim momente të vështira, të palakueshme, dhamë shumë mund të punë, por marrëveshja në fund kishte, deklaroi Ilija Dimovski para Klubit të deputetëve pasi LSDM e lëshoi takimin e grupeve të punës. Ai tha se largimin e opozitës e vlerësojnë si taktikë që çdoherë përsëritet.

“Çdoherë kur kemi marrëveshje apo jemi afër saj, LSDM-ja tërhiqet. Kjo është taktika e tyre që vazhdimisht përsëritet. Ne qëndrojmë pas Marrëveshjeve të Przhinos, dhamë mbështetje për prokurorin special publik, ligjin për emërimin e Janevës. Ndërsa për vendimin e Këshillit të prokurorëve publik kjo është diçka që ne nuk mund të përfshihemi e as ta komentojmë-tha Dimovski.

Ai tha se është arritur marrëveshje që Diaspora të votoj me model proporcional, në një njësi zgjedhor dhe me tre deputetë, me numër të njëjtë të votave siç zgjidhen deputetët në Maqedoni. Modeli zgjedhor ngel i njëjtë sikur në gjashtë njësitë zgjedhore dhe me 20 deputetë ndërsa financat kufizohen në 110 denarë. Rreth KSHZ-së tha se do të pritet konsensus ndërsa nëse nuk ka marrëveshje atëherë kompetent për këtë është Gjykata administrative.