fbpx

Dimovski: Nuk do të lejojmë që Kuvendi të jetë organ për interesat e LSDM-së

-

Në Kuvendin e RM-së janë miratuar disa ligje të rëndësishme dhe vendime që janë në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve ndërsa deputetët e LSDM-së nuk punonin, theksoi sot Ilija Dimovski, koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO DPMNE-së, para ardhjes së deputetëve të LSDM-së në Kuvend.

“RM është demokraci parlamentare ku qytetarët zgjedhin deputetët e tyre, obligimi i të cilëve është që t’i përfaqësojnë dhe të vendosin në emrin e tyre. Kuvendi i RM-së është organ shtetëror ku miratohen ligje, ku miratohet buxheti i shtetit dhe ku sillen vendimet më madhore. Deputetët kanë obligim, që vet e kamë kërkuar dhe për të cilin vet janë kandiduar, që të jenë prezent këtu në Kuvend, të diskutojnë, të pyesin dhe të vendosin. Çdo procedurë tjetër, çdo bojkot, çdo shantazh, sjellje destruktive, çdo bllokadë është vetëm në dëm të shtetit dhe qytetarëve të tij. Arsyetim për mos- punë, për mos – interes, për papërgjegjësi nuk mund të ketë. Por, çdo parti dhe çdo individ deputet vendosin për vete dhe për atë se çfarë përgjegjësie duhet të kenë. Ndërsa për të do të vendosin qytetarët pas tetë muajsh” tha Dimovski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.