fbpx

Dimitriev kërkon të konstatohen dorëheqjet e ministrave të LSDM-së

-

Kryeministri Emil Dimitriev deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i ka dorëzuar dorëheqjet e ministrave të LSDM-së, Oliver Spasovski, Frosina Tashevska-Remenski. Në vend të tyre i ka propozuar Mitko Çavkov për ministër të Punëve të Brendshme dhe Dime Spasov për ministër të Punës dhe Politikës Sociale.

Ai ka dorëzuar propozime për ministra edhe atë Mitko Çavkov për punë të brendshme dhe Dime Spasov për punë dhe politikë sociale.

Ai në letrën drejtuar Kuvendit kërkon që zgjedhja e ministrave të rinj të kryhet sot në seancën e 101 të cilën e thirri Veljanovski, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Para emërimit, Kuvendi duhet t’i konstatoj dorëheqjet e Spasovskit, Remenskit dhe ministrave plotësues nga radhët e LSDM-së.

Spasovski dhe Tashevska Remenski si dhe zv- ministrat plotësues nga LSDM dhanë dorëheqje më 6 prill të këtij viti.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.