Komisioni Shtetëror Zgjedhor u deklarua  jo kompetent që të merret me parashtesën për parregullsitë zgjedhore që i dorëzuan LSDM-ja opozitare.

Siç thotë kryetari i KShZ-së, Nikolla Rillkovski, ai e ka lënë si pikë të rendit të ditës parashtresën e partisë opozitare, por shumica e anëtarëve kanë vendosur që Komisioni nuk është përgjegjës për këtë.

– Kërkova që KShZ-ja zyrtarisht t’i ridërgoj materialet që morëm te Prokurori Publik, por as ky propozim nuk kaloi – tha Rillkovski.

Komisioni këtë vendim e ka sjellë në takim të rregullt të premten.

Pritej që KShZ-ja të merrej me parregullsitë zgjedhore që para dy javëve, që kur opozita i publikoi “bombat” në “Sallën Universale”.