fbpx

Dezinformatë lidhur më një deklaratë të Hovenier

-

Në kulmin e ngjarjeve në lidhje më dialogun e Brukselit dhe përpjekjeve për gjetjen e nje zgjidhjeje për çështjen e targave në veri të vendit, kemi parë përpjekje të individëve dhe grupeve të caktuara në rrjetet sociale për të dezinformuar publikun. Kështu ndodhi edhe me një tentim për të dezinformuar opinionin në lidhje me kinse nje deklaratë të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Avokati Tomë Gashi, me datë 16 nëntor ka shpërndarë një fotografi në llogarinë e tij në Facebook me mbishkrimin “Kuku për ne”, ku pretendon se kinse ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier ka deklaruar se: “Opozita më shumë pajtohet më Beogradin se më vendimet e Qeverisë, Pra, kështu na vështirësojnë edhe neve qëndrimet që i kemi ndaj qeverisë”.

Një deklaratë të tillë nuk e kemi gjetur në asnjë nga format zyrtare të komunikimit të ambasadës amerikane, që përfshinë: faqen zyrtare të ambasadës, faqen në facebook dhe llogarinë në twitter. Pos kësaj, ambasadori amerikan, Hovenier nuk kishte deklaruar një gjë të tillë as në ndonjë intervistë për mediat e Kosovës ose të rajonit.

Partner Image

Pas reagimeve të shumta të mediave, avokati Gashi e ka fshirë postimin. Por, postimi veçse është shpërndarë nga dhjetëra persona të tjerë përmes llogarisë së tij në Facebook.

Mediat kosovare që kanë reaguar menjëherë mbi postimin e Gashit duke e cilësuar si dezinformatë janë:

Nacionale.com

Gazeta Express

Zë ri.info

Botapress.info

Telegrafi.com

Gazeta Papirus 

Periskopi.com

Lajmishqip.net 

Insajderi

Fotografia me tekstin dezinformues të cilën e shpërndau Avokati Gashi është publikuar fillimisht nga grupet në Facebook- “me VETËVENDOSJEN-n” dhe “Diaspora Vetëvendosje”.

Image

Ky postim është ende publik dhe deri më tani i ka mbi 100 shpërndarje, duke vazhduar ta dezinformojë  opinionin publik.


ИзворSbunker.net

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.