fbpx

Dezinformatat e Petar Petkoviqit në polemikë me ambasadorin e Gjermanisë

-

Zyrtarët serb po u qëndrojnë kujdestarë edhe diplomatëve të huaj në Prishtinë duke reaguar ndaj deklaratave të tyre. Shpeshherë, këtë po e bëjnë duke dezinformuar dhe keqinterpretuar marrëveshjet e Brukselit dhe vendimet e qeverisë së Kosovës. Kësisoj, drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar në twitter ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, nga takimi me presidenten Vjosa Osmani.

“Kënaqësi ta takoja presidenten Vjosa Osmani sot për të diskutuar zhvillimet aktuale, duke përfshirë vendimin për të shtyrë zbatimin e vendimit për targat e regjistrimit dhe dokumentet e hyrje-daljes deri më 1 shtator, në koordinim me SHBA dhe BE. Unë theksova se vendimet janë legjitime dhe në përputhshmëri të plotë me marrëveshjen e Brukselit”, shkroi Rohde në twitter.

Ndërsa, reagimi i Petkoviq ndaj deklaratës së ambasadorit Rohde është që ai nuk po e thotë të vërtetën lidhur me vendimet për reciprocitetin për targa dhe letërnjoftime. Petkoviq ka ripërsëritur dezinformatën se sipas këtij vendimi të gjithë qytetarëve serb do t’u konfiskohen dokumentet e identifikimit nga policia kufitare. Zyrtari serb në këtë reagim i ka listuar disa pyetje, brenda të cilave ka dezinformuar duke thënë se serbëve po u konfiskohen dokumentet personale.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur ambasadori Rohde, teksa ka përsëritur qëndrimin e Gjermanisë rreth Asociacionit dhe marrëveshjeve tjera.

“I dashur, z. Petkoviq, po, të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen. Për informatën tuaj: Kam deklaruar shumë herë se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe duhet të adresohet, së fundmi e kam thënë hapur në Televizionin “Slobodno Srpski” dhe “Kallxo Përnime”, dhe në takimet bilaterale me qeverinë e Kosovës në baza të rregullta”, ka shkruar Rohde.

Se deklarata për konfiskim të dokumenteve personale është një dezinformatë e pastër e këtij zyrtari serb konfirmohet edhe me faktin që brenda disa orëve që ishin lëshuar dokumentet shtesë nga institucionet e Kosovës, nuk ishte konfiskuar asnjë dokument i asnjë qytetari serb. Ndaj kësaj informate të rrejshme ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Kurti.

“Kam dëgjuar për lajmin e rremë që dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi nuk është e vërtetë. Me 1 gusht ishin lëshuar mbi 2 mijë dokumente për hyrje dalje. Po jetojmë në një epokë sfiduese dhe na duhet kujdes i shtuar. Dezinformimi paraqet rrezik mjaft të madh. Fushata jonë e informimit do të vazhdojë kur do të rifillojnë së zbatuari dy vendimet tona. Barrikadat që vendosen në veri vijnë nga lartë” – ka thënë Kurti.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.