fbpx

Dezinformata për “inkursion” të FSK-së në Zubin Potok

-

edia në gjuhën serbe “Novosti” më 26 shtator 2022 ka publikuar një lajm me pretendimin se në Zubin Potok ka kaluar një kolonë e makinave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Pretendimin e ka bërë pa u bazuar në burime të sigurta informacioni. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe subjekti më i madh politik që përfaqëson serbët e Kosovës, “Lista Serbe” (LS) dhe drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Image

“Pas ndërtimit të paligjshëm të bazave policore në veri të Kosovës dhe vendosjes së patrullimeve të rregullta rreth liqenit të Ujmanit, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e mëparshme deri tash, autoritetet në Prishtinë shkuan një hap tutje duke rrezikuar/kërcënuar paqen në krahinën tonë jugore” thuhet në këtë reagim.

Kurse Lista Serbe në  llogarinë  e saj në  Facebook ka shkruar: “Inkursioni i paligjshëm i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në territorin e komunës së Zubin Potokut është shkelje e rëndë e marrëveshjes së vitit 2013, të siguruar nga NATO-ja, e cila garanton se asnjë formacion i armatosur i Prishtinës nuk mund t’i pushtojë komunat serbe në veri pa miratimin e kryetarëve të këtyre komunave dhe komandantit të KFOR-it”.

Për më tepër, vetë Petkoviq ka reaguar duke thënë se, “kjo është shkelje e drejtëpërdrejtë e marrëveshjes së vitit 2013 me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, sipas së cilës pjesëtarët e asnjë formacioni ushtarak që vjen nga Prishtina nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në veri të Kosovës dhe Metohisë pa miratimin e dyfishtë, të KFOR-it dhe katër kryetarët serbë nga veriu”. Këtë lajm e kanë shpërndarë edhe mediat e tjera serbe si: Pravda.rsKurir.rs dhe Politika.rs.

Por Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, e ka demantuar informatën e shpërndarë nga zyrtarët serb përkitazi me prezencën e FSK-së në Zubin Potok.

“Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron lajmet e rrejshme që kanë qarkulluar në disa media serbe për gjoja lëvizjen e trupave të FSK-së në zonën e komunës së Zubin Potokut. Të gjitha aktivitetet stërvitore dhe operacionale, i realizojmë në bashkëpunim dhe bashkërendim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare, respektivisht KFOR-in në përputhje me mandatet tona kushtetuese dhe ligjore”, shkruan në postimin e MehajtTë njëjtin e ka shpërndarë edhe Ministria e Mbrojtjes, por vetëm në gjuhën shqipe.

Sipas një marrëveshjeje të vitit 2013 mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s e cila vazhdon të jetë në fuqi, FSK-ja mund të zbarkojë  në komunat veriore të  Kosovës  vetëm me leje të  posaçme nga Komandanti i KFOR-it. Në letërkëmbimin e ish presidentit Hashim Thaqi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, aty jepen garanci se FSK-ja “do të ndërmerr mision në veri të Kosovës vetëm me pajtimin paraprak të KFOR-it”.

Megjithë pretendimin e zyrtarëve serb, një leje e tillë nuk vlen edhe për Policinë e Kosovës (PK), e cila ka mandat për shtrirjen e ligjshmërisë dhe luftimin e kontrabandës në tërë territorin e vendit. Zyrtarët serb, në disa raste i kanë kualifikuar edhe si presion mbi popullatën në veri, aksionet e PK-së për vendosjen e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë.



ИзворSbunker.net

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.