9 të arrestuar në aksionin policor të MPB-së “Celula”në kërkim edhe 27 perosnave të tjerë

-

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë (MPB) ka njoftuar se ka kryer fazën përfundimtare të operacionit të koduar “celula”, i cili është përgatitur prej shtatorit të vitit 2014. Grupi ka qenë i ndjekur, ndërsa janë siguruar materiale dhe prova për personave që dyshohet se kanë organizuar dhe kanë përdatur njerëz për të marrë pjesë në formacionet paraushtarake jashtë territorit të Maqedonisë.

Sipas policisë, ideologu kryesor ka qenë imami i një xhamie në Shkup, por ministri duke iu referuar në prezumimin e pafajësisë nuk dëshiroi të konfirmojë nëse ai është imami nga xhamia e Jaja Pashës. Ministri Çavkov në konferencën për shtyp nuk mundej të tregojë se në cilën ushtri kanë luftuar personat e rekrutuar nga Maqedonia, për  shkak se siç tha ai, një gjë e tillë është dashur të vërtetohet në hetimin e mëtejshëm.

“Sipas njohurive tona, 16 persona deri më tani kanë humbur jetën në luftërat e huaja, ndërsa 130 gjithsej kanë marrë pjesë në luftërat e huaja. E dimë se janë siguruar dokumente të falsifikuara dhe se të njëjtit kanë shkuar përmes Turqisë. Me dëshmitë që i siguruam në këtë aksion do të fitojmë më shumë njohuri”, deklaroi Çavkov.

Ministri Çavkov tha se edhe pse në vend nuk ka qendra për trajnim të fundamentalistëve islamikë, megjithatë ka mjedise në të cilat kryhen aktivitete të tilla. Policia tani për tani nuk ka njohuri nëse këta persona kanë planifikuar sulme terroriste në Maqedoni,

Gjatë aksionit janë ndaluar 9 persona, ndërsa 27 persona janë shpallur në kërkim, ka deklaruar ministri Mitko Cavkov, gjatë konferencës për gazetarë. Sipas informatave operative që i ka MPB-ja, 20 prej këtyre personave të kërkuar aktualisht besohet se janë në Siri ose Irak.

Gjatë bastisjeve janë konfiskuar 38 kompjuterë, 18 laptopë, 18 tablete, 119 telefona, gjashtë hard disk e gjësende të ngjashme. Janë konfiskuar edhe rreth 3 mijë euro dhe 900 dollarë.

MBB ka paraqitur padi penale në Prokurorinë Publike kundër 36 personave, të gjithë prej 19 deri 49 vjet. Akuzat kanë të bëjnë me pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paraushtarake dhe parapolicore në vende të huaja.

Janë kryej gjithsej bastisje, 21 prej të cilave në shtëpi, në Shkup, katër në Gostivar, dhe nga një në Tetovë Kumanovë dhe Strugë.

Gjithashtu është bastisur një internetkafe dhe  objektet përcjellëse në xhaminë e Tutunsës, hhapësira të organizata joqeveritare “Shkëndija e Mëshirës” dhe “Rinia Islame” në Saraj. Dëshmitë mes tjerash janë siguruar edhe nga komunikimi dhe postimet e personave në rrjetet sociale.

 

 

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...