Dështuan negociatat mes katër partive politike në takimin e liderëve i cili u mbajte në Përzhino me ndërmjetësimin e euro komisarit për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Han, ambasadorit amerikan Xhejms Belit, euro ambasadorit, Aivo Orav, dhe ndërmjetësuesit belg Piter Vanhaute.
Katër partitë më të mëdha nuk mundën të merren vesh rreth datës të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH u pajtuan që zgjedhjet të mbahen me 24 Prill, ndërsa LSDM është kundër sepse konsideron se nuk ka kushte për zgjedhje të ndershme dhe demokratike.
Kryeministri Nikolla Gruevski, pas mbarimit të takimit të liderëve tha se nuk e pranuan kërkesën e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për shtyrjen e zgjedhjeve, si dhe që nesër do të kenë konsultime më të gjëra partiake dhe shoqërore dhe në ditët në vijim do ti publikojnë hapat e tyre të mëtutjeshme.
Në takimin e sotshëm Zoran Zaev, doli me kërkesë dhe insistim që të shtihen zgjedhjet, sonte nuk u bisedua as për mediumet, as edhe për pastrimin e Listës zgjedhore, ngase Zaevi këtë nuk e dëshiron. Ai këmbënguli që të gjithë të pranojnë se është mirë të shtyhen zgjedhjet.
“Na harxhoi më shumë se 12 orë, neve dhe partive të tjera politike, si dhe faktorit ndërkombëtare për të na lutur që të mos mbahen zgjedhjet me 24 Prill. Ne e kemi të qartë pse vepron kështu, ngase e di që do humb zgjedhjet, Megjithatë, kjo është e pa pranueshme dhe e pa përgjegjshme dhe një gjë e tillë mund të bëjë vetëm një njeri i pa përgjegjshëm. Me këtë dëshiron që shtetin ta sjell edhe në një krizë më të madhe”- tha Gruevski.