fbpx

Dëshmia e Gruevskit, përpara Komisionit Anketues shtyhet për të hënën

-

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për shka të detyrave të rregullta, ftesës së Komisionit Anketues, do t’i përgjigjet më 14 dhjetor, gjegjësisht të hënën”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE

Njoftimin se nuk do të dëshmojë sot kryeministri Gruevski para anëtarëve të Komisionit Anketues, partia në pushtet e ka dhënë disa minuta para se të fillojë termini i caktuar për mbajtjen e seancës.

Përndryshe, nesër do të duhet të dëshmojë, Martin Protugjeri dhe Zoran Stavreski, të premten Sasho Mijalkov, më 14 dhjetor Gordana Jankulloska ndërsa më 15 dhjetor Mile Janakieski, ka njoftuar ditë më parë, kryetari i Komisionit Anketues Petre Shilegov.

Në listën e dëshmitarëve të VMRO – DPMNE-së janë kryeministri Gruevski, zëvendëskryeministri Stavreski dhe ish-ministrja Jankulloska, ndërsa në listën e LSDM-së janë Mijallkov, Janakieski dhe Protogjer.

Seancat në të cilat do të merren në pyetje dëshmitarët do të jenë të mbyllura për opinionin

Komisioni Anketues planin për punë me dinamikën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe vizitën e institucioneve e miratoi javën e kaluar.

Është paraparë dy aktivitetet të zhvillohen në mënyrë paralele prej më 7 dhjetor deri më 22 janar 2016. Sipas tajmingut për punë, seanca për përgatitjen e raportit të Komisionit është planifikuar për më 29 janar 2016. Raporti duhet të jetë gati deri më 31 janar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.