fbpx

Deri në 10,000 euro mbështetje për zgjidhje digjitale për t’u përballuar me pasojat e koronavirusit

-

Vegla dhe zgjidhjet kreative për onlajn aktivitete dhe aktivitete interaktive ose animime të dizajnuara për kategori të ndryshme të qytetarëve janë propozime projektesh me të cilat mund të aplikohet në thirrjen e re publike të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik – Kreaton, informojnë nga fondi. Aplikimi fillon sot dhe afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është 22 Mars, deri në ora 23:59, shkruan META.

– I inkurajojmë dhe do të mbështesim praktikisht të gjithë që dëshirojnë të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj situate sa më lehtë. Instalimi, në rend të parë, të veglave digjitale mund t’ju ndihmojnë realisht jo vetëm shumë qytetarëve dhe kompanive, por edhe shumë institucioneve të bëhen më efikase dhe me një numër më të vogël të të punësuarve të funksionojnë në mënyrë të barabartë në mënyrë efikase – tha drejtori i Fondit, Jovan Despotovski.

Zgjidhjet e propozuara duhet të zbatohen në një afat të shkurtër, por gjithashtu duhet të jenë të zbatueshme në kushte normale pas ndërprerjes së masave parandaluese të lidhura me virusin KOVID-19, si një kontribut në digjitalizimin e përshpejtuar të shoqërisë. Projektet mund të përfshijnë, ndër të tjera, zgjidhje për monitorim më të lehtë dhe azhurnim të informatave nga autoritetet në lidhje me koronavirus dhe masat parandaluese, zgjidhje për përballje me përhapjen e lajmeve të rreme, platformave digjitale dhe klasave, zgjidhje për përdorim cilësor të kohës së lirë në shtëpi, librari digjitale, lojëra, rrjetëzim dhe gara, mësim i gjuhëve të huaja, kuize, zgjidhjet për mbikëqyrje / këshillim të stafit mjekësor për personat e sëmurë.

Thirrja që u publikua sot është e para nga nismat e Fondit për të adresuar pasojat e koronavirusit. Buxheti i përgjithshëm për sfidën arrin 10 milion denarë, me vlerën e shumës maksimale prej 10.000,00 euro për një aplikacion. Në këtë sfidë mund të marrin pjesë individë, grupe, organizata dhe kompani që besojnë se mund të japin kontribut kreativ në arritjen e këtyre qëllimeve. Thirrja po implementohet në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë Veriore, USAID, UNDP, UNICEF, MASIT dhe partnerë/ekspertë të tjerë.

Në fazën e parë duhet të paraqiten vetëm projekt-konceptet. Vlerësimi i propozimeve (koncepteve) të projektit të paraqitura do të bëhet nga Komisioni për  përzgjedhje. Pas fazës së parë, të gjitha idetë e para-zgjedhura do të kenë 48 orë për të hartuar një plan të detajuar të veprimit dhe propozimin e buxhetit. Prej aplikuesve, propozimet (konceptet) e projektit të të cilëve do të përzgjidhen në fazën përfundimtare të përzgjedhjes, do të kërkohet të përgatisin një prezantim publik të propozimit përpara Komisionit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.