fbpx

Deri kah mesi i vitit do të shpallet tenderi për instalim të kamerave dhe shenjave elektronike në Korridorin 10

-

Ministria e transportit dhe lidhjeve po përgatit një tender për instalim të Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT) në Korridorin 10. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do të ndikojnë në realizimin e këtij projekti, kështu që pritet që deri kah mesi i këtij viti të shpallet procedura e tenderit për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm, kanë informuar nga kjo ministri për “Meta.mk“.

Sistemi i ardhshëm i komunikimit dhe informacionit për kontroll dhe menaxhim të trafikut përfshin instalim të kamerave për video-vëzhgim, stacioneve meteorologjike, sinjalizimit elektronik dhe SOS telefonave në autostradën nga Tabanovci deri në Gjevgjeli. Të gjitha pajisjet do të lidhen me Qendrat e kontrollit të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore në Petrovec dhe Negotinë, prej ku do të monitorohet moti dhe kushtet e trafikut natë e ditë. Vozitësit do të informohen në kohë reale për kushtet e rrugës dhe shpejtësinë e rekomanduar të lëvizjes në seksione të caktuara.

Pritet që sistemi të lëshohet në funksion deri në vitin 2022, me çka do të rritet siguria e trafikut në këtë autostradë. Zbatimi i tij do të kushtojë 18.6 milion euro, që janë siguruar nga një kredi e Bankës Botërore. Dokumentacioni i projektit për SIT është përgatitur nga Instituti i Ndërtimtarisë Maqedoni dhe “Promel Sistemi” nga Zagreb, ndërsa auditimin e projektit e ka realizuar Fakulteti i Ndërtimtarisë të UKIM.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.