fbpx

Sot protesta për Martin Neshkovski në disa qytete

-

Për sot në orën 18, në disa qytete në Maqedoni janë paralajmëruar protesta me kërkesë për përgjegjësi lidhur me fshehjen e vrasjes së Martin Neshkovskit.

Në grupin e Facebook-ut me titull “Stop brutalitetit policor” shkruan:

“Dita ishte e gjatë, përplot me mllef dhe drejtësi. Policia rrihte, ndiqte dhe arrestonte popullin e vet, dërgoi topa uji dhe shkopinj. Sot kuptuam se gjatë gjithë këtyre viteve ishim në anën e duhur. Të luftojnë për jetë. Çdo ditë prej orës 6. Takohemi nesër”.

Protestat janë paralajmëruar edhe në Manastir ndërsa në paralajmërim thuhet:

“Pas zbardhjes së regjistrimeve ku vërtetohet fshehja e vrasjes së Martin Neshkovskit nga ana e pushtetit, dhe pas protestës në Shkup, edhe Manastiri i kyçet protestës kundër brutalitetit policor. Në mënyrë solidare dhe të gjithë bashkë për një ardhmëri më të mirë. Plani është të takohemi tek shatërvani dhe të vazhdojmë përmes “Shirok Sokak” deri në MPB. Për ardhmëri më të mirë për të gjithë”.

Gjithashtu në Facebook u paraqit lajmërimi për protestën në Prilep:

“Prilepi, sot më orën 18 do të protestoj kundër brutalitetit policor, tek Muri, tek bina e gurit. Të gjithë ata që mendojnë se duhet të bashkohen, janë të mirëseardhur. Rekuizitet janë parullat dhe fishkëllyeset. Nëse dikush dëshiron, le të bëj edhe ngjarje”.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.