fbpx

Sot takimi i ri i grupeve punues për marrëveshjen e Përzhinos

-

Përfundoi takimi i parë i grupeve punuese për implementimin e marrëveshjes së 2 qershorit.

Asnjë përveç ndërmjetësuesit Piter Vanhojte nuk u prononcua për mediat. Ai nuk dha detaje rreth rrjedhës së takimit, por vetëm u shpreh optimist se punët do të rrjedhin mbarë.

“Unë jam gjithmonë optimist, përndryshe nuk do të isha këtu”, deklaroi Piter Vanhojte pas përfundimit të mbledhjes së grupit punues të katër partive politike.

Vanhojte nuk deshi që të komentoj nëse sot është arritur ndonjë përparim, vetëm e paralajmëroi takimin e sotshem me fillim prej ora 17, dhe se grupi punues do të punoj për çdo ditë.

Pas thuajse dy orë e gjysmë, mbledhjen të parë e lëshuan përfaqësuesit e PDSH-së, dhe pas një periudhe edhe përfaqësuesit e BDI-së, përderisa përfaqësuesit e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së ende gjenden në Klubin e deputetëve.

Deklaratë për gazetarë nuk dhanë as përfaqësuesit e PDSH-së, e as të BDI-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.