fbpx

Sot raundi i dytë i bisedimeve: Deri në fund të muajit marrëveshje edhe për çështjet zgjedhore

-

Sot, në Klubin e deputetëve vazhdojnë takimet e grupeve punuese të partive politike, nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos.

Në rend të ditës janë ligji për zgjedhje, votimi i diasporës dhe pastrimi i listave zgjedhore.

Sipas informacioneve grupet punues, edhe për këto pika nuk priten bisedime të lehta, por është marr vesh, megjithatë, për këto pika  deri në fund të këtij muaji të arrihet marrëveshje.

Siç publikuam, është arritur progres i vogël rreth regjistrimit aktiv të votuesve, me paraqitje të detyruar. VMRO- DPMNE, thonë burimet tona, është  pajtuar me regjistrimin aktiv të qytetarëve, mirëpo akoma nuk deklarohen se a duhet të jetë e detyruar ose jo. Informacionet e fundit nga grupet e punës janë se qëndrimet mund të afrohen për regjistrimin e kombinuar ashtu siç më herët kërkoi PDSh-ja. Ku ata shpalosën propozimin e tyre, sipas së cilit regjistrimi i votuesve  në listat zgjedhore do të ishte i kombinuar. Kjo do të thotë, pohojnë burimet tona se në afat prej 4 muajsh, ose 2 muajsh të realizohet regjistrimi në teren i qytetarëve mbi 18 vjeç, nga dera në derë dhe dy muaj të lihet hapësirë për regjistrim të detyruar.

Është e njohur se partitë më të mëdha politike u morën vesh për zgjedhjen anëtarëve të KShZ-së dhe pranuan propozimin e LSDM-së, sipas së cilit, ata do ta zgjedhin formulën tre+tre+tre, faktikisht tre anëtar të jenë propozim të pushtetit, tre nga opozita dhe atyre t’iu bashkëngjiten tre ekspertë që do të zgjidhen me dy të tretën e shumicës së Kuvendit. Partitë politike akoma janë larg marrëveshjes për votimin  diasporës.

Çështja e diasporës deri tani nuk ka lëvizur nga pika zero partitë qëndrojnë fuqishëm në qëndrimet e tyre. VMRO- DPMNE është që të mbetet parimi i deritanishëm i votimit të diasporës në tri njësi zgjedhore, kurse LSDM-ja është që diaspora të votoj, për vlera e votës së mërgimtarëve të jetë e njëjtë me atë të votuesve të Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.