fbpx

Sot marrëveshja rreth Kodit të ri zgjedhor?

-

Në takimin e sotëm të grupeve të punës, që pritet të filloj më orën 13, në Klubin e deputetëve në Shkup, pritet të ketë propozim konkret të pranuar për të gjithë partitë nënshkruese të Marrëveshjes në Przhino.

Sipas informacioneve të fundit, qëndrimet e partive shkojnë duke u afruar dhe priten propozime konkrete dhe fillim të pjesës konstruktive rreth përfundimit të çështjes së listës zgjedhore, kompetencat dhe përbërjen e KSHZ-së dhe votimit të diasporës.

Gjasat janë të mëdha që të përpilohet listë e re zgjedhore me regjistrim aktiv të votuesve ndërsa duhet të arrihet marrëveshje nëse regjistrimi do të jetë obligativ apo jo. Nëse VMRO DPMNE nuk lëshon pe për këtë çështje dhe pranon regjistrim obligativ të votuesve gjasat janë të mëdha që të pranohet propozimi i tyre që mos të ketë ndryshime në votimin e diasporës.

Përfaqësuesit e LSDM-së janë Cvetanka Ivanova dhe Damjan Mançevski ndërsa nga radhët e VMRO DPMNE Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov. BDI do të prezantohet përmes Artan Grubit dhe Musa Xhaferit ndërsa nga PDSH do të merr pjesë vetëm Imer Aliu.

Në takim arriti edhe lehtësuesi belg, Piter van Hojte.

Dje u mbajt takim i përfaqësuesve të partive politike ku diskutuan për prokurorin special publik.

Pritet që të premten partitë të fillojnë bisedime konkrete për kornizim ligjor të funksionit të prokurorit special, përfshirë zgjedhjen, funksionimin dhe kompetencat e tij.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.