fbpx

Demokracia e Re reagon në BE rreth murit në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë

-

Partia opozitare greke, Demokracia e Re kritikoi vendimin e Maqedonisë për ngritjen e murit në kufirin me Greqinë në nivel evropian. Euro- deputetja e partisë djathtiste, Maria Spiraki dërgoi pyetje deri te KE nëse vendimi për ngritjen e murit është në përputhje me udhëzimet e BE-së për menaxhimin me krizën.

Spiraki shkon deri atje saqë pyet nëse muri do të ngritet me mjete nga fondet evropiane.

“A mund të konfirmoj Komisioni se për mbrojtjen e kufirit të IRJM-së përdoren mjete evropiane? A vlerëson Komisioni se ngritja e murit në kufirin me Greqinë dhe në përputhje me frymën e procesit të integrimit dhe hyrjes në BE dhe shfrytëzimin e fondeve për këtë qëllim” pyet Spiraki në shkresën deri te Komisioni.

Euro- deputetja kërkon shpjegim edhe për atë nëse Komisioni do të ndërmerr ndonjë aktivitet që të pengoj shpenzimin e mjeteve evropiane për qëllim që nuk është pjesë e strategjisë evropiane për menaxhimin me refugjatët.

Spiraki pritet të vizitoj edhe Shkupin si pjesë e Komitetit të përzier të BE-së dhe Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.