fbpx

Daniel Ber: Dështimi i Marrëveshjes së Përzhinos i vë në pikëpyetje edhe zgjedhjet

-

Dështimi i zbatimit të reformave të nevojshme vë nën dyshim mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuar për muajin prill të vitit të ardhshëm, deklaroi ambasadori i SHBA-ve në Këshillin e OSBE-së në Vjenë, Daniel Ber në fjalimin e tij para Këshillit.

“SHBA-të me kujdes vëzhgojnë ngjarjet në Maqedoni lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Respektimi i marrëveshjes paraqet rrugën më të mirë që Maqedonia të del nga kriza momentale. Bisedimet e përgjuara rritin shqetësimin për mashtrime të mundshme në zgjedhje, manipulime me mediumet dhe korrupsion, që tregon mossukses për ruajtjen e rekomandimeve të OSBE-së në Maqedoni”, thotë Ber.

Sipas ambasadorit të SHBA-së në OSBE, prokurorit special patjetër duhet t’i sigurohen kushte për punë ndërsa partitë politike nuk duhet të përpiqen të ndikojnë apo ta pengojnë punën e prokurores publike.

Ber shtoi duke thënë se përmes zbatimi të plotë të Ligjit për prokuror special, liderët e partive politike para qytetarëve do të tregojnë se janë të vetëdijshëm për nevojën e hetimit të plotë për dyshimet për keqpërdorim që dolën nga bisedat e përgjuara.

“Paralelisht me hetimin kriminalistik, Komisioni parlamentar duhet të zbatoj hetim të plotë dhe transparent për konfirmimin e rrethanave për keqpërdorim të mundshëm dhe të zbatoj reforma që të pengoj skenar të ngjashëm në të ardhmen” theksoi Ber.

Ai i bën thirrje krerëve politike në vend që mos të bëjnë kufizim të lirisë së shprehjes.

“Edhe pse theksohet rëndësia e të drejtës për privatësi, u bëjmë thirrje krerëve të politikës që mos të bëjnë kufizime të lirisë së shprehjes që është në kundërshtim me angazhimet e OSBE-së, thotë Ber.

Sipas Ber edhe krahas faktit që partitë kanë avancuar në marrëveshjen për reforma zgjedhore, zbatimi i tyre kërkon përforcim urgjent të kapaciteteve të KSHZ.

“Nuk ka kohë për shtyrje, në veçanti në punësimin e kuadrove të nevojshëm. Gjithashtu, duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të mëhershme të Zyrës së OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) që të sigurohen kushte të barabartë për zgjedhje. Dështimi i zbatimit të reformave të nevojshme vë nën dyshim mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuar për muajin prill të vitit të ardhshëm. Shpresoj që ODIHR do të dërgoj ekip për vëzhgim të zgjedhjeve në Maqedoni” theksoi Ber.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.