E kujt është kamera e “A1on”?

-

Këshilltarët e partisë në pushtet në Këshillin e seancës së sotme të Manastirit kanë kërkuar të  hiqet nga salla kamera“A1on”,  kurse nga portali të konfirmojnë se a është kamera e tyre, pohojnë këshilltarët. Këshilltari i VMRO- DPMNE-së, i cili gjithashtu është zëdhënës i degës së partisë, Blagoja Shaklevski, pasi ka filluar seanca dhe diskutimi i pikës së parë nga rendi i ditës, ka kërkuar të pastrohet me dilemën “ e kujt është kamera e A1on”, me arsyetimin se materiali i xhiruar nuk shkon në internet faqen e portalit, por në kanalin partiak të LSDM-së në Jutjub”.

Pas kësaj këshilltarët kanë ndërprerë seancën dhe kanë pasur koordinim të gjatë. Këshilltari i PLD-së, Valentin Gruevski, thotë se pushteti në Manastir ka kërkuar që mediumet të braktisin seancën, një presedan i paparë sepse seancat janë publike dhe të garantuara me statutin e Këshillit.

Ky është presion i paparë i pushtetit që të mbyll seancën për publikun dhe njëherë mediumet të veçohen pro dhe kundër pushtetit. Sipas statutit të komunës, seancat janë të hapura për publikun, vetëm atëherë nëse për mbylljen e seancave votojnë dy të tretat e këshilltarëve – thotë  Gruevski.

Këshilli i VMRO- DPMNE-së, Shaklevski, nga ana tjetër shpjegon se duhet të dihet për kë kamera xhiron, sepse materialet e incizuara janë abuzuar në “Jutub”,kur në shënjestër ishte kryetarja e Këshillit, Silvana Angelevska.

Nuk kërkova të hiqet kamera, por kërkova koordinimi dhe të pastrohet puna për atë se e kujt është kamera. Sepse materiali i xhiruar shkon në faqen partiake të LSDM-së dhe të kanalit të rremë të”Jutjubit”, kinse Këshilli i komunës. Ndërkaq, edhe për ne seancat janë të hapura për publikun- tha Shkalevski.

Pas disa  orëve koordinim, seanca e Këshillit vazhdoi, pro siç thotë Shklevski, nga kameramani është kërkuar të legjitimohet.

A.B.

Mbretëria e Bashkuar rrit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

Po e përcjellim të plotë kolumnën e përfaqësueses speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike me rëndësi për rajonin: Për Mbretërinë e Bashkuar,...

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...