fbpx

Çavkov dhe Kurc sot do ta vizitojnë kufirin jugor

-

Ministri i punëve të brendshëm Mitko Çavkov dhe ministri i jashtëm austriak, Sebastijan Kurc i cili po qëndron për vizitë në vend, sot paradite do ta vizitojnë Gjevgjelinë, që këtë fundjavë ishte në fokusin e opinionit botërorë për shkak të krizës me emigrantët.

“Sot 24 gusht, më orën 10 e 30 në Gjevgjeli, ministri i brendshëm i vendit Mitko Çavkov do ta pret ministrin e jashtëm austriak, Sebastijan Kurc ku do ta shqyrtojnë gjendjen aktuale në kufi me Greqinë” thuhet në paralajmërimin e MPB-së.

Rreth 5000 emigrant të shtunën u futën në Maqedoni dhe në mënyrë të organizuar me taksi, trena, autobusë dhe minibusë u dërguan për në Tabanoc e më pas edhe në Serbi.

Të enjten autoritetet maqedonase mbyllën kufirin me Greqinë dhe nuk lejonin kalime masovike të emigrantëve nga territori grek në atë maqedonase, pasi një ditë më herët Qeveria solli vendim dhe shpalli gjendje krize.

Gjatë sigurimit të kufirit nga kalimet ilegale, forcat maqedonase të sigurisë kanë përdorur shok- bomba për pengimin e refugjatëve, të cilët tentonin të kalojnë kordonin policor, që hasën në reagime të ashpra nga organizatat e vendit dhe ato ndërkombëtare.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.