fbpx

Çavkov: Situata e sigurisë është e volitshme për fillimin e sezonit turistik

-

Ministri i brendshëm, Mitko Çavkov sot në Ohër vlerësoi se situata e sigurisë në fillim të sezonit turistik është e volitshme dhe se gjatë sezonit turistik do të merren të gjitha masat për situatë të sigurt, rend dhe qetësi përkatëse, që të mund qytetarët dhe të gjithë mysafirët që do të vijnë gjatë verës, të ndjehen të qetë dhe të sigurt.

“MPB angazhohet për zhvillimin e mekanizmave të ndryshëm, në veçanti implementimin e tyre dhe me gjithë forcat do të insistojmë të veprojmë bashkë me vepruesit tjerë në shoqëri. Për këtë vlerësojmë se vetëm me qasje të koordinuar mes sektorëve mund të ndikojmë në pengimin e dukurive negative në fushën e sigurisë”, theksoi Çavkov.

Ai shtoi se do të insistoj të veproj në nivel lokal me të gjithë instancat në vend. Krahas trupave që punojnë në suazat e vetëqeverisjes lokale dhe organet e shtetit që deri tani funksionojnë racionalisht në Ohër, do të vazhdojnë të japin kontribut në situatën e sigurisë.

“Vetëm me qasje të tillë në kohë të duhur do të mund t’i vërejmë situatat që ndikojnë në sigurinë e rendit dhe qetësisë dhe nga ana tjetër të sigurojmë mekanizma të ndryshëm parandalues për pengimin e situatave të palakmueshme. Unë shpresoj që do të ketë sezon të suksesshëm turistik në Ohër dhe tërë Maqedoninë”, shtoi Çavkov.

Kryetari i komunës së Ohrit, Nikola Bakraçeski gjithashtu nga aspekti i sigurisë pret sezon të suksesshëm turistik në Ohër.

“Për ne, si qytetar të Ohrit është shumë e rëndësishme që të ndërtohet imazh i mirë i qytetit, me shërbimet më cilësore, për turistë më të kënaqur. Me një aksion të tillë të gjerë me të gjithë subjektet, presim që sivjet të kemi nivel shumë të lartë të rendit dhe qetësisë” tha Bakraçeski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.