fbpx

Cërvenkovski: Ivanov menjëherë të fshij emrin dhe mbiemrin tim nga vendimi i turpshëm

-

Ish presidenti i Republikës së Maqedonisë Branko Cërvenkovski dërgoi letër deri te presidenti aktual i shtetit Gjorge Ivanov në të cilën kërkon urgjentisht ta ndryshojë vendimin për ndërprerjen e procedurave kundër të gjithë politikanëve të përfshirë me ndjekjen e paligjshme të komunikimeve dhe në të cilin përmendet edhe emri i tij.

“Në numrin e djeshëm të “Gazetës zyrtare” të RM-së u publikua përmbajtja e vendimit tuaj anti- demokratik, anti- juridik dhe anti- shtetërorë. Vendimi është e turpshme dhe në kundërshtim me arsyen e shëndoshë. Edhe pse nga ana juaj nuk mund asgjë të më befasojë, megjithatë isha i habitur kur atje e pash emrin dhe mbiemrin tim. As që ka çfarëdolloj baze për diçka të tillë (kundër meje nuk udhëhiqet kurrfarë procedure),  por çka është edhe më e rëndësishme as nga ju as nga cilido tjetër, as nuk kërkoj, as nuk pranoj çfarëdo falje. Prej këtu ju bëj thirrje urgjentisht ta ndryshoni vendimin dhe ta largoni emrin dhe mbiemrin tim nga ai. Me ju dhe ata që qëndrojnë prapa jush, po të varej prej meje, as nuk do të bisedonim e as që do të pritej diçka prej ush. Që moti do të shiheshim në anë të ndryshme të barrikadave në takimin kyç të popullit tonë me fatin e vet. Shpresoj që edhe emrat tjerë që janë përmendur në vendimin tuaj skandaloz do të refuzojnë faljen e juaj dhe do të tregojnë pak dinjitet”, shkruan në letrën e Cërvenkovskit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.