fbpx

Ç’do të thotë në origjinal SOS: “Na shpëtoni shpirtrat”, “Na shpëtoni lëkurën”…nga Sorosi?

-

Dje u publikua formimi i lëvizjes së re civile “Stop operacionit Soros” shkurtesa apo akronimi i së cilës është identike me sinjalin internacional të Morzeovit për alarm dhe ndihmë në fatkeqësi- SOS (tre pika, tre viza dhe tre pika).

Qëllimi i lëvizjes, siç thonë themeluesit Cvetin Çilimanov, Nikola Sërbov dhe Nenad Mirçevski është që të “niset në proces i desorosoizimit të Maqedonisë”, që para një muaji e përmendi kreu i VMRO DPMNe-së, Nikola Gruevski.

Ndryshe, thirrje internacionale për ndihmë SOS, në përdorimin e famshëm lidhet me frazat “Save Our Ship” (Shpëtoni anijen tonë), “Send Out Succour” (Dërgoni sigurim), “Save Our Soul” (Na shpëtoni shpirtrat), “Save Our Skins” (Na shpëtoni lëkurat”)…

Sipas Wikipedia, sinjali internacional për ndihmë për herë të parë është miratuar nga qeveria gjermane më 1 prill 1905, në suazat e rregullativës së tyre të radios ndërsa vitin tjetër është pranuar si thirrje standarde ndërkombëtare me nënshkrimin e Konventës së dytë ndërkombëtare telegrafike më 3 nëntor 1906. Kjo në fuqi hyri më 1 korrik të vitit 1908. SOS ngeli në fuqi deri në vitin 1999 kur u ndërrua me Sistemin global detar për siguri dhe alarm, por edhe më tej vlen dhe njihet si sinjal vizual për ndihmë gjatë fatkeqësive.

Sinjali SOS për ndihmë gjatë fatkeqësisë përbëhet nga tre pika, tre viza dhe tre pika, të gjitha të shkruara bashkë pa hapësirë mes shenjave (shkronjave), që i simbolizojnë.

“Stop operacionit Soros” me shkurtesë gjegjësisht akronimi SOS tingëllon kështu:

Ndryshe, lëvizja civile, krahas marrjes së sinjalit për ndihmë SOS, misionin e vet do ta zhvilloj nën maksimën “Mos pyet çfarë ka bërë shteti për ty, por ti çfarë ke bërë për shtetin”.

Bëhet fjalë për fjalinë e famshme nga presidenti i SHBA-së, Xhon Kenedi gjatë fjalimit të tyre inaugurues për president në vitin 1963.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.