fbpx

Bujqit grek sot do të bllokojnë kufirin maqedono- grek

-

Bujqit grek vazhdojnë me bllokimin e autostradave greke. Bujqit paralajmëruan se sot  nga ora 11 deri 13 dhe nga ora 18 deri në orën 20 do të bllokohet kufiri me Maqedoninë por edhe kufiri grek me Bullgarinë dhe Shqipërinë, gjithashtu edhe pikat e tjera dhe autostradat nëpër të gjithë shtetin,

15.000 traktorëve dhe mijërave bujqve, të cilët janë shpërndarë nëpër pikat kryesore të Greqisë, sot do t’iu bashkëngjiten edhe kamionë, të cilët do të cilët akoma më shumë do t’i përforcojnë blloqet me kamionë dhe cisterna

Protestuesit do të martën do të kenë edhe një takim, në të cilin do të vendoset sesi do të vazhdojnë bllokadat kundër masave qeveritare me të cilat parashihen taksa më të larta dhe shkurtim të pensioneve të bujqve, ndërkaq do të përzgjidhen edhe përfaqësuesit të cilët këtyre ditëve do të shkojnë të takohen me kryeministrin Aleksis Cipras.

Bujqit janë të vendosur të mos heqin  dorë nga protestat, derisa nuk plotësohen kërkesat e tyre, kurse qeveria grek qartë thekso se ndryshimi ose anulimi i kësaj mase do ta cenojë stabilitetin e vendit dhe sërish Greqia do të jetë para kërcënimit për tu hequr nga eurozona.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.