fbpx

Bujqit bllokojnë autostradat greke, tani për tani nuk ka bllokada  të kufijve

-

 

Lëvizja nëpër autostradat e Greqisë këto ditë do të vështirësohet për shkak të grevave masovike të bujqve grek. Ata shprehin pakënaqësi ndaj masave qeveritare për sigurim pensional dhe shëndetësor dhe ndërprerjen e beneficioneve. Mbi 10.000 bujq me traktorët e tyre të shpërndarë nëpër autostradë përkohësisht bllokojnë rrugën.

Tani për tani nuk ka bllokim të pikës kufitare Bogorodica e as në Dojran. Pika më e afërt ku janë radhitur bujqit është hyrja në Kukush. Se çfarë do të ndodh në ditët në vijim do të vendoset pasdite, në takimin e bujqve te Tempi, kalimi te Larisa, që do të mbyllet për lëvizjen e makinave.

Policia greke tanimë ka lëshuar instruksione, cilët rrugë dytësore mund të përdoren që të evitohen bllokadat. Në Greqinë veriore tani për tani bllokada ka në doganat në kufirin me Turqinë.

Pas takimit të sotëm në Tempi, pritet bllokadat të rriten edhe për nga numri edhe për nga kohëzgjatja ndërsa nuk përjashtohet mundësia për bllokim të kufijve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.